• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ballistët e Legalistët e “Enverit”, këta sherrxhinj të pandreqshëm

by
13/05/2015 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Duhet të ketë qenë shumë e vështirë për emigrantët politikë shqiptarë, që ishin jashtë vendit në prag- vitet ’50. Por mënyra sesi e parashtron emisari i ambasadës shqiptare, Skënder Konica është disi edhe grotesk. Ai përshkruan sesi zihen pafund njëri-tjetrin dhe duket se më shumë se qëllimi për tu rikthyer në atdhe, ata luftojnë për një post partie, që tek e fundit nuk ka më asnjë vlerë, në ato kushte ku janë. E, me aq patetizëm sa i trajtojmë tani dhe në rekje të vazhdueshme për të gjetur anë sa më shumë pozitive të tyre, siç përpiqemi të gjejmë negativitete pafund të kundërshtarët e tyre komunistë, dukemi sikur jemi në një qerthull pafund idiotësie.
Gjithsesi, fundi i viteve ’40, është më shumë se tragjik për emigracionin shqiptar. Janë si ekuipazhi i një anije e madhe të sapombytur, i cili bën gjithçka të shpëtojë lëkurën. Sipas konjukturës të momentit, shqiptarët tashmë pa atdhe dhe të ardhme, shumëkush edhe në muzg të jetës, vendosen në Itali, Greqi, Egjipt, Jugosllavi, në Gjermaninë Perëndimore, Angli, Francë etj. Në një marrëveshje që është bërë me fituesit e Luftës së Madhe SHBA dhe ANGLI, të gjithë të arratisurit lindorë futen në kampe azilantësh politikë, të cilat asistohen nga UNRRA dhe IRO. Shqiptarët e arratisur në Greqi, në një shifër prej 500 veta, i mbyllin në qytetin Lavros, kurse mbi 1000 shqiptarët e Italisë përfundojnë në tre kampe “Santa Fare Jessi”, “Benial” dhe “Santa Maria di Leuca”. Duket se Sigurimi ka informacion boll të mirë për ta. Që këtu, ata do jenë në prekje nga kinse të arratisur shqiptarë, që në fakt janë thjesht njerëz të Sigurimit, të cilët  infiltrohen lehtë mes tyre. Sigurimsat mbledhin të dhëna, por më shumë se kaq përçojnë amnistinë e vitit 1956 të komunistëve nga e cila nuk mund të amnistohen vetëm 220 persona, që kanë edhe damkën e rëndë të tradhtarit, por edhe të vrasësit. Megjithëse, koha, do tregojë se komunistët nuk falin dhe të tjerë syresh.
Fillimin e desidencës e bëjnë emigrantët antikomunistë të Italisë në Kalabri dhe nën shembullin e tyre aksioni vazhdon edhe në kampe të tjera, ku janë të mërzitur nga trajtimi i stërkeq dhe mbi të gjitha humbja e besimit. Dy partitë nga ku derivojnë të gjithë ngjarjet janë ashtu si mund të merret me mënd “Balli Kombëtar” dhe “Legaliteti”. Por, këto janë tejet të ndara dhe disa nga individët më të spikatur të historisë shqiptare të viteve ’30-’40, përbëjnë personazhet e vazhdueshme të kronikës së tyre. Mit’hat Frashëri, Mehdi Frashëri, Hasan Dosti janë emisarët kryesorë të ballistëve ndërsa në Greqi krijohet organizata “Grushti Ballist”, drejtuar nga Abaz Ermenji, Hamit Matjani. “Legalistët” mblidhen rreth Abaz Kupit, Zenel Shehut, kurse Fiqiri Dinoja, ish-Kryeministër i Qeverisë së Regjencës, krijon edhe një degë në Itali. Pro fashistët e njohur Kol Bib Mirakaj (ish-Ministër i Brendshëm i Qeverisë së Regjencës), Ernest Koliqi dhe Ismail Vërlaci, krijojnë partinë “Blloku Indipendent”. Ndërsa Seit Kryeziu e shton larmërinë teksa formon formacionin “Partia Katundare”. “Grupi i Kosovës”, ka drejtues famëkeqin Xhafer Deva dhe një nga raca e Buletinëve, Bajaziti. Fillimin e ndryshimeve e kërkojnë “Legalistët”, të cilët shpallin një platformë për një qeveri antikomuniste dhe kërkojnë formimin e një armate antikomunistë, ku komanda insistohet që duhet t’i lihet Abaz Kupit. Aktiviteti thirret në gusht 1948 në Kajro, por Balli Kombëtar që ka delegacion por ku s’ka ardhur Mit’hat Frashëri nuk e voton platformën sepse e quan të pavlerë. Në shembullin e saj, por ditë më vonë, partia e Bllokut Indipendent tërheq votën e dhënë pro. Në Kajro do debatojnë disa nga emrat që do dalin shpesh në analet diplomatike antikomunistë shqiptare këndej e tutje. Nga Partia e “Legalitetit” përfaqësohen Abaz Kupi, Hysen Selmani, Hiqmet Delvina, Sali Myftiu;  nga Partia e “Ballit Kombëtar”: Ali Bej Këlcyra, Abaz Ermenji, Koço Muka. “Partia “Blloku Idipendent” përfaqësohet me Mustafa Krujën, Ernest Koliqin, Nexhmedin Qerollin, kurse Partia “Grupi i Kosovës”nga shumë të njohurit Bajazit Buletini dhe Xhafer Deva. Sikur të mos ketë ndodhur asgjë, pak muaj më pas, është Mit’hat Frashëri, i cili hedh të njëjtën ide dhe në Kongresin e Parakohshëm të Partisë “Balli Kombëtar”, mbajtur në Romë, në muajin Shkurt 1949 kërkon të bashkohen fraksionet e ndryshme të ballistëve dhe ia arrin përkohësisht suksesit. I kësaj kohe është edhe formimi i tyre “Komiteti Shqipëria e Lirë”, por që sabotohet vazhdimisht dhe më shumë ka emër sesa aksion. Mustafa Kruja, një debutues i ashpër, i mbështetur nga ish fashistët e tjerë të partisë së tij, e heshin poshtë idenë e ballistëve dhe madje e çon më tej idenë e tij sepse kërkon të hiqen nga fuqia të gjithë ballistët e vjetër. Ballistët jo vetëm, nuk përfillin, por në një kongres të përkohshëm votojnë të njëjtët njerëz: Mit’hat Frashëri, Hasan Dosti, Lec Kurti, Abaz Ermenji, Ali Bej Këlcyra, Qazim Prodani, Vasil Andoni, Halim Begeja. Kjo është fitore si e Pirros sepse që këndej e tutje te Balli Kombëtar ka vetëm sherre. Kronikat e kohës janë të mbushura me sherr pafund. Duket sikur “Mërgata e qyqeve”, që do botohet vite më vonë, është një hiç i vërtetë para asaj që ndodh në të vërtetë. Ballistët vriten ashtu si të gjithë emigrantët e tjetër dhe të gjithë janë kundër të gjithëve. Megjithatë, një çast, gjërat fashiten se vjen vdekja ende e pazbardhur e Mit’hat bej Frashërit, njërit prej personazheve me jetën më vetmitare në shoqërinë politike shqiptare. Megjithatë, nëse nuk largohemi nga rrjedha jonë, situata e partive shqiptare të emigracionit është pak a shumë si dy pika uji më situatën e tanishme. Partia “Balli Kombëtar”, pas vdekjes së tij, ndahet menjëherë në dy pjesë. Grupi që drejtohet nga Hasan Dosti krijon Partinë “Balli i Ri Kombëtar”, ndërsa grupi i Ali Bej Këlcyrës, krijon Partinë “Balli i Vjetër Kombëtar”. Sherret vijojnë pafund dhe Hasan Dosti bën edhe një manevër tjetër nga Partia “Balli i Ri Kombëtar” teksa e shndërron në “Partia Agrare Demokratike e Ballit Kombëtar”. Xhafer Deva e shndërron Partinë e tij “Grupi i Kosovarëve” si “Partia Irrendentiste”. Ballistët, ashtu si do ndodhë në Shqipëri pas ’90 po me të njëjtin formacion,  formojnë nga një parti kudo që janë dhe këtij shembulli i shkojnë dhe “Legalistët”. Pikërisht, dokumenti ynë i viteve ’50, paraqet një aspekt të kësaj ndarje, që duket se komunistët jo vetëm e kanë fare lehtë të monitorueshëm për shkak të përçarjes së madhe dhe mungesës së qëllimit. Dhe, fati i dënon antikomunistët me kohën. Për ironi të fatit, sa më shumë kalojnë vitet, aq më i fortë bëhet regjimi i Enver Hoxhës dhe aq më i dobët bëhet emigracioni politik, që shkon deri në 60 parti të tjera politike, me nga 10, 20 e 30 anëtarë. Materiali autentik, që po botojmë, e nxjerr fare hapur këtë përçarje të madhe…
Në një farë mënyre, duket sikur kjo panoramë e sotme politike, është realisht një fotografi e keqe e këtij dokumenti të vitit 1950.
Shkrimi u mbështet nga artikulli i Përparim Halilit “Balli dhe Legaliteti, 45 vjet dështime për përmbysjen e Enver Hoxhës” dhe nga të dhëna në botime të ndryshme kushtuar emigracionit tonë jashtë vendit…

 

Next Post

Reagon Taçi Oil: Mosmarrëveshjet me ndërmjetësin e Milan, çështje rutinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In