• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla zbulon nëse kryeprokurori do jetë në detyrë edhe pas 3 dhjetorit

by Java News
14/11/2017 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ftuar në “Tonight Ilva Tare” thotë se reforma në drejtësi ka humbur ritmin e vet, ndërsa shton se kriteret për Këshillin e Lartë të Prokurorisë janë normale, pavarësisht se nuk ka kandidatë për të qenë pjesë e këtij institucioni.

Sipas tij, brenda tre muajve do të zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm.

Pjesë nga deklarata:

Balla: Reforma në drejtësi ka humbur momentin. Ka humbur ritmin. Ne në Shqipëri nuk kemi bërë një reformë si Rumania. Ne kemi bërë reformën më të thellë të sistemit të drejtësisë të vendeve që janë të ngjashme.

Tare: Të thellë dhe me nxitim. Janë ndryshuar gjëra thelbësore dhe këtë e thonë edhe ata që e bënë, edhe ndërkombëtarët dhe e kanë dëmtuar reformën madje.

Balla: Dakord! Unë nuk mendoj se thelbi i reformës është prekur. Në leximin tim dispozita kalimtare për Prokurorin e Përgjithshëm për mendimin tim është shumë e qartë. I vetmi shqetësim që kam sot është inkurajimi i kandidatëve nga shoqëria civile për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Tare: Janë kritere të pamenduara mirë.

Balla: Janë kritere tërësisht të pranueshme. Në shoqërinë civile nuk ka ende persona që janë të gatshëm të privohen nga disa liri për t’u bërë pjesë. Në procedurën e re do të ketë kandidatura të spikatura dhe deri në ngritjen e KLP-së që zgjedh prokurorin e përgjithshëm, kjo çështje do zgjidhet.

E kam dëgjuar me vëmendje debatin për mandatin e prokurorit të përgjithshëm. Me reformën në drejtësi, nuk ka rëndësi kush është prokuror i përgjithshëm, e rëndësishme është që ato prokurorë të mos sillen siç sillen sot një pjesë e prokurorëve me dosjet e korrupsionit politik.

Tare: Do t’i mbarojë mandati kryeprokurorit më 3 dhjetor?

Balla: Ku e morët këtë datë? As unë dhe askush nuk e ka tagrin të interpretojë vendimet e Kuvendit. Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe ai Gjyqësor do të ngrihen shumë shpejt dhe nëse vonohen, do të zgjidhen brenda 3 muajsh dhe do të zgjedhin kryeprokurorin e ri./a.ç

 

Next Post
VIDEO/ Momenti kur Buffon shpërthen në lot pas eliminimit të Italisë

VIDEO/ Momenti kur Buffon shpërthen në lot pas eliminimit të Italisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

October 28, 2026
Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

October 28, 2026
Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In