• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla: Vendimi për Mziun i turpshëm, s’pritej drejtësi nga gruaja e Hajdarit

by Aalison Pearse Stevens
22/04/2016 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendimi i Byrosë së Kuvendit për ta përjashtuar ish-kryeministrin Berisha nga veprimtaria e parlamentit për 10 ditë, pas thirrjeve për armatosje të popullit në seancën plenare të së enjtes, ishte dënimi maksimal që mund të jepej.

Kështu ka deklaruar në emisionin “45 minuta” të Denis Mingës në Report Tv, nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla. Teksa e quajti rast të paprecedentë deklaratën e bujshme të Berishës, Balla tha se ndoshta ka ardhur momenti që rregullorja e Kuvendit të ndryshojë.

Balla insistoi që në këtë rast kemi të bëjmë jo vetëm me shkelje të rregullores së Kuvendit por edhe me vepër penale.

“Unë mund të quhem deputet i vjetër dhe e njoh mirë rregulloren. Ky është ndëshkimi më i ashpër disiplinor. Ndoshta është koha për të pasur ndëshkime më të rrepta. Por prej momentit të parë kam deklaruar se kjo nuk i përket vetëm kuvendit por prokurorisë e cila duhet të lëviz se këtu kemi shkelje të kodit penal. Neni 222 flet për thirrje për armatosje. Neni 223 flet për thirrjet për dhunë. Nuk thotë as Kushtetua dhe as Kodi Penal, për më pak rregullorja e kuvendit që deputeti nuk mban përgjegjësi kur bën thirrje apo vepron në kundërshtim me Kodin Penal, të mos ndëshkohet se e ka kryer në veprimtarinë e tij parlamentare,” tha Balla duke shtuar se veprimi i Berishës mund të justifikohej vetëm me një raport psiqik.

Balla po ashtu e quajti akt të turpshëm vendimin e Gjykatës së Apelit për pafajësinë e kreut të Bashkisë se Kamzës, Xhelal Mziu, duke shtuar se nuk pritej drejtësi nga gruaja e Azem Hajdarit.

“A ka shqiptarë që mund ta besojë pavarësisht se Azem Hajdarit mund të jepte vendim defavorizues për liderin e  ri në ngritje të Shqupit. Ka njeri që e dyshon këtë? Është një këmbanë alarmi që bie në dyert e gjykatave për nevojën e tmerrshme që ka sistemi për t’u reformuar,” shtoi Balla.

Sipas tij, do të ishte e pafalshme nëse prokuroria nuk do ta apelojë vendimin e Gjykatës së Apelit në Gjykatë të lartë.

“Është rasti t’i kujtoj prokurorisë që do ishte e pafalshme nëse nuk e apelon vendimin për Mziun në Gjykatën e Lartë. Meqënëse gjykata e Shkallës së Parë ka dhënë një vendim për fajësi, Apeli për pafajësi le ta gjykojë Gjykata e Lartë, shpresoj të jetë bërë deri atë herë dhe reforma,” deklaroi ai.

Sa i përket reformës në drejtësi Balla tha se ajo do të bëhet me çdo çmim.

Next Post

(FOTO) Momenti kur Prince përzë nga skena Kim Kardashian në 2011

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në kërkim prej tre dekadash, arrestohet në Greqi shqiptari i dënuar për vrasje në Fier

Në kërkim prej tre dekadash, arrestohet në Greqi shqiptari i dënuar për vrasje në Fier

July 5, 2026
‘Ta përdorim turmën, t’i nxjerrim çunat’, mesazhet në Telegram zbulojnë organizimin e dhunës te Komisariatit nr. 3

‘Ta përdorim turmën, t’i nxjerrim çunat’, mesazhet në Telegram zbulojnë organizimin e dhunës te Komisariatit nr. 3

July 5, 2026
Shkrumbohen pesë kamionë në një gurore në Kurbin, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Shkrumbohen pesë kamionë në një gurore në Kurbin, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

July 5, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Arkivolucioni që varrosi paqen fallco

July 5, 2026
Nga hapja e kapitujve të parë të negociatave te prova e zbatimit, Shqipëria në fazën vendimtare

Nga hapja e kapitujve të parë të negociatave te prova e zbatimit, Shqipëria në fazën vendimtare

July 5, 2026
Republika e britmës dhe heshtja e qytetarit

Republika e britmës dhe heshtja e qytetarit

July 5, 2026
Akti Normativ për buxhetin 2026, Rama: Ekonomia u rrit përtej parashikimeve, bonus për pensionistët dhe mbështetje sociale

Akti Normativ për buxhetin 2026, Rama: Ekonomia u rrit përtej parashikimeve, bonus për pensionistët dhe mbështetje sociale

July 5, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Arkivoli në shesh

July 5, 2026
“Amerika nuk ka qenë kurrë më e fortë”, Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm

“Amerika nuk ka qenë kurrë më e fortë”, Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm

July 5, 2026
Avokati Beqiri: Një pjesë e organizatorëve të protestës paguhen nga PD! Gent Progni takohet me Flamur Nokën

Avokati Beqiri: Një pjesë e organizatorëve të protestës paguhen nga PD! Gent Progni takohet me Flamur Nokën

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In