• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Balla: Tirana ka nevojë për kryetar energjik

by
21/04/2015 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti socialist Taulant Balla e ka cilësuar kandidatin e PS për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, si njeriun e duhur që i nevojitet Tiranës.

Në një intervistë për “Opinion24” ku Ballla ishte i ftuar tha se energjia dhe vullneti i Veliajt janë ato ç’ka i duhen Tiranës sot. Për të mbështetur këtë Balla citoi disa nga reformat që sipas tij mbajnë emrin “Veliaj”.

“Erioni është një djalë i ri, energjik. Dhe në dy vite si ministër ka bërë një sërë reformash të suksesshme, që nuk janë bërë në 22 vitet e fundit. Ishte Erion Veliaj, një djalë i ri i shkolluar jashtë shqipëisë, bëri reformën e pensioneve, e cila i dha mundësi 5 mijë pensionistëve, të cilët kishin mbushur moshën e pensioneve prej vitesh. Dhe nuk trajtoheshin me të. Një tjetër histori suksesi që ka emrin “Veliaj” janë zyrat e punës. Sot mund t’i gjeni në çdo cep të qytetit këto zyra, duke ofruar oferta të reja punësimi. Arsye se PS vendosi, është se ne duam që ti japim një drejtim energjik dhe punë mbaruar. Ministri i suksesshëm në këto dy vite ishte Erion veliaj dhe ndaj, ishte më normale që PS ta vinte si kandidatë, me qellim që Tirana të rivendoset në punë. Veliaj ka mbështetjen e gjithë grupit parlamentar të PS-së dhe ata ishin njëzëri në favor të tij”, theksoi Balla

Sa i përket kadidatit demokrat doktor Halim Kosovës, Balla u shpreh:

“Nuk kam asgjë personale me zotin Kosova, si mjek, por nuk na duhet më një doktor për Tiranën, se e patëm një kardiolog për Shqipërinë dhe e pamë sesi e katandisi. Basha zgjodhi Joridën, nuk pranoi, e pranoi Kosova. Vendi i tij është në maternitet dhe atje duhet të jetë”.

Ndërsa në lidhje me koalicionin Balla tha se partitë që janë në Koalicion me PS dhe LSI do ndryshojnë tërësisht marrëdhënien me qytetarët.

“Nuk do ishte korrekte që unë të bëja shpjegime për secilën parti. PS dhe LSI dhe të gjitha partitë që përbëjnë këtë koalicion, ndajnë bindjen se zgjedhjet e 21 qershorit do të ndryshojnë tërësisht marrëdhëniet mes publikut dhe qytetarëve. Kjo fal dhe Reformës territoriale Koalicioni Aleanca për Qeverisjen Evropiane u ndërtua në atë mënyrë që të bazë të saj të kishte qeverisjen lokale. Në këto vite qeveria lokale ka lënë shumë për të dëshiruar. Të thëna të gjitha këto, janë argumente që mbështesim. 384 njësi vendore ishin më shumë se në SHBA, duke marrë parasysh dhe numrit e banorëve në Shqipëri. Ndoshta dhe 61 njësi mund të jenë shumë. Ky numër garanton që në secilin numër të zgjedhim këshilla bashkiak dhe kryetar të përgjegjshëm. Ne duam të ndryshojmë dhe qeverisim mirë lokalist. Historia e bllokimeve dhe mosmarrëveshjet për bllokim, duhet të marrin fund në 21 qershor. Nuk kemi ndarë hesape në kurriz të qytetarëve, por kemi shkuar në çdo njësi dhe kemi rënë dakord që të shkruhen dhe të krijohet një investuar për çdo problematikë. Prej ditës së shtunë, kandidatët tanë janë në një punë 24 orëshe në kontakte me njerëzit për fushatën zgjedhore. Mjaftë është humbur kohë me qeverisjen lokale në Shqipëri. Një rast i tillë është dhe bashkia e Tiranës, ku kryetari Lulzim Basha është një ndër më të dështuar, pasi 4 vite kanë shkuar kot.

Ne duam që të gjitha partitë të vihen në funksion për qeverisjen lokale. Them se dhe partia Social-Demokrate kërkon ti shërbejë qeverisjes lokale. Ne jemi në koalicion për bashkëqeverisje lokale. Një shumë njësi vendore, këshilltarët Demoktrastian kanë mbështetur këto iniciativa. Të thëna të gjitha këto, nuk ka ndodhur ndonjë ndryshim i madh. Ndoshta zoti Ndoka është i fundit që ka marrë vesh që nuk është Lulzim Basha ai që udhëheq PD. Mendojmë se PDK në shumë zona ka përfaqësues të nderuar që i shërbejnë njësive vendore”, tha Balla

 

Duke u ndalur tek komentet e Blushit, deputeti Balla e ftoi atë t’i bashkohet mbështetjes së programit të Veliajt për kryeqytetin, pasi sipas deputetit socialist “Për 4 vite bashkia e Tiranës është marrë peng nga një person i papërgjegjshëm siç është Lulzim Basha”, përfundoi Balla.

Next Post

Riathdhesohen 58 shqiptarë nga Gjermania

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO-s

SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO-s

May 2, 2026
Nga pasurimi i uraniumit te heqja e sanksioneve/ Pse Trump refuzoi propozimin e fundit të Iranit?

Nga pasurimi i uraniumit te heqja e sanksioneve/ Pse Trump refuzoi propozimin e fundit të Iranit?

May 2, 2026
Ngacmoi s*ksualisht dy vajza brenda 48 orësh në Itali, arrestohet shqiptari me precedentë

Ngacmoi s*ksualisht dy vajza brenda 48 orësh në Itali, arrestohet shqiptari me precedentë

May 2, 2026
Jasir Asani zbulon të ardhmen: Me 95 % transferohem te klubi i madh në La Liga

Jasir Asani zbulon të ardhmen: Me 95 % transferohem te klubi i madh në La Liga

May 2, 2026
“Nuk dua që vajza ime të bëhet si Selin”, Miri ndryshon qëndrim: Nuk është e shtirur, por…

“Nuk dua që vajza ime të bëhet si Selin”, Miri ndryshon qëndrim: Nuk është e shtirur, por…

May 2, 2026
Gjendet i pajetë taksisti në zonën e “Oxhakut”, nga hetimet e para dyshohet se…

Gjendet i pajetë taksisti në zonën e “Oxhakut”, nga hetimet e para dyshohet se…

May 2, 2026
Publikohet programi i plotë i Javës së Evropës 2026, Gonxhja ftesë qytetarëve: Bashkohuni në 55 aktivitete të planifikuara

Publikohet programi i plotë i Javës së Evropës 2026, Gonxhja ftesë qytetarëve: Bashkohuni në 55 aktivitete të planifikuara

May 2, 2026
Udhëtimet e verës 2026/ “La Repubblica”: Eksploroni Shqipërinë një nga destiacionet ideale për adhuruesit e detit

Udhëtimet e verës 2026/ “La Repubblica”: Eksploroni Shqipërinë një nga destiacionet ideale për adhuruesit e detit

May 2, 2026
Dështimi i negociatave, zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të mundshëm të konfliktit

Dështimi i negociatave, zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të mundshëm të konfliktit

May 2, 2026
Kryeministri britanik: Rihapja e Ngushticës së Hormuzit nuk do të sjellë kthim në normalitet

Kryeministri britanik: Rihapja e Ngushticës së Hormuzit nuk do të sjellë kthim në normalitet

May 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In