• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla “thumbon” opozitën për Avokatin e Popullit: Ndeshja në minutën e 90, s’ka minuta shtesë! Ligji është strikt

by Os De
03/12/2025 22:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga çështjet e nxehta të parlamentit mbetet zgjedhja e Avokatit të Popullit. Sipas kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili bëri një paralelizëm me ndeshjen e futbollit, procedura për zgjedhjen e kreut të ri të këtij institucioni ka shkuar deri në minutën e 90, por nuk ka minuta shtesë. Kjo për arsye se duhet të zbatohet procedura dhe nga ky moment është vetëm Kuvendi që do të shprehet me votë.

“Në Komisionin e Ligjeve është thënë që do zbatohet procedura e ligjit. Ligji është zgjedhja që tejkalon marrëveshjen në kuptimin që natyrshëm mund të bësh marrëveshje, por ligji është procedura. Procedura ka ecur deri në minutën 90. Sot që flasim jemi në minutën e 90 të një ndeshje futbolli. Nuk ka shtesë. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Nga ky moment është vetëm Kuvendi, seanca që mund të shprehet me votë. E vetmja që vendos nga sot është seanca”, tha Balla.

Ai akuzoi Partinë Demokratike duke theksuar se po përpiqen mos ta zgjedhin Avokatin e ri të Popullit, por duan të lenë në detyrë kryetaren aktuale, Erinda Ballanca. Ai mohoi që firmat e Partisë Demokratike të jenë tërhequr nga kandidaturat.

“Ligji është shumë strikt. Fazat janë djegur. Nuk mund të tërhiqen firmat sot. Nëse do tërhiqeshin, mund të tërhiqeshin dje”, tha ai.

Sipas Ballës, Partia Socialiste është e interesuar që të ketë një Avokat të ri Populli dhe kjo të realizohet në respekt të traditës parlamentare, pra emri duhet të vijë nga opozita. Kjo është arsyeja sipas tij, pse Partia Socialiste nuk ka propozuar një kandidaturë. Sa i përket emrave që janë propozuar, ai tha se mazhoranca do ta vendosë se kë do të mbështesë në datën 9 dhjetor teksa votimi është parashikuar në seancë plenare më 11 dhjetor.

“Në ditën e parë të fillimit të këtij procesi i kam kërkuar grupit parlamentar që asnjë deputet i PS-së të mos mbështesë me firmë asnjë kandidat për arsyen se nuk na takon ne të mbështesim me firma një kandidat dhe vlerësojmë që duhet të vijë nga opozita në respekt jo të normës së ligjit, por të normës së traditës parlamentare. Kam qenë i gatshëm tre vite e kusur të bëjmë një marrëveshje për këtë ndoshta e ngjashme si ajo e 17 majit dhe nuk ka pasur gatishmëri për këtë. E kam thënë në grup që të mbyllet ky proces pa firmën e asnjërit. Pasi ne të shohim kush janë ata që kanë ardhur si propozime të opozitës, me firma nga deputetët e opozitës pasi asnjë nga palët e opozitës nuk ka ekskluzivitetin e opozitës. Ditën e martë do të rimbledhim grupin parlamentar për të diskutuar mbi një nga kandidaturat. Të martën në datën 9 sepse më datë 11 është planifikuar të jetë votimi”, tha Balla.

Ai theksoi se në Kuvend ka forca të tjera politike në opozitë përveç Partisë Demokratike që nuk do ta bojkotojë procesin. Kujtojmë se për zgjedhjen e tij duhen 84 vota. Mazhoranca ka 83.

“Besoj që kuvendi ka edhe forca të tjera politike që nuk do bojkotojnë procesin”, tha Balla.

Kreu i grupit parlamentar shprehu mendimin se Avokati i ri i Popullit duhet të mos jetë një personalitet në fushën e të drejtës që të jetë i lidhur në një moment të caktuar me Partinë Socialiste.

“Këto kandidatura nuk i kam zgjedhur unë. Unë jam i detyruar të zgjedh njërën nga këta shtatë. Nuk është zgjedhja ime, por nuk mund ta mbaj dot peng institucionin”, tha ai.

Balla mohoi në “Opinion” që dikush brenda Partisë Socialiste të ketë deklaruar publikisht që do të mbështesin Endri Shabanin.

“Di që dje publikisht kam deklaruar ë përmbyllje të procesit të depozitimit të kandidaturaveë se PS nuk do mbështesë me firma një kandidat të vetin që është procedura që kërkon ligji”, tha ai.

Next Post
“Po fyen demokratët, ke punuar me ta”/ Debati mes Dukës dhe Alibeajt: Mos e quaj PD kasolle se është turp

“Po fyen demokratët, ke punuar me ta”/ Debati mes Dukës dhe Alibeajt: Mos e quaj PD kasolle se është turp

Comments 1

  1. Anonymous says:
    3 months ago

    Po sh balla,ligjet tuaja strikte,e cuan vendin ne kete gjendje,ligjet tuaja jane rrenat,mashtrimet vjedhjet e plackitjet,turp te keni,ju jeni te ndyre,te gjithe pa perjashtim.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Lindjen e Mesme, Turqia vendos sistemin Patriot të NATO-s në Malatya nga rreziku i raketave

Lufta në Lindjen e Mesme, Turqia vendos sistemin Patriot të NATO-s në Malatya nga rreziku i raketave

March 10, 2026
Hakerimi i postës elektronike të Kuvendit/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Po analizojmë rastin

Hakerimi i postës elektronike të Kuvendit/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Po analizojmë rastin

March 10, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Presidenca: Prioritet është siguria e qytetarëve shqiptarë! Po ndjekim të gjitha zhvillimet

Tensionet në Lindjen e Mesme, Presidenca: Prioritet është siguria e qytetarëve shqiptarë! Po ndjekim të gjitha zhvillimet

March 10, 2026
Tragjike në Fier, humb jetën një person, e zuri poshtë zetori që rregullonte

FOTO / Plagosja e shtetasit turk në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

March 10, 2026
Merr zyrtarisht detyrën, Klodjan Braho: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale, ja ku do e kem fokusin!

Raporti i SPAK, Braho: Do ndiqen penalisht të gjithë zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën!

March 10, 2026
Trump synon që çdo amerikan të përdorë “unazën inteligjente”, shqetësime për shkelje të privatësisë

Trump synon që çdo amerikan të përdorë “unazën inteligjente”, shqetësime për shkelje të privatësisë

March 10, 2026
Biznesmeni grek sfidon bllokadën e Hormuzit, kalon cisternat me naftë përmes ngushticës

Biznesmeni grek sfidon bllokadën e Hormuzit, kalon cisternat me naftë përmes ngushticës

March 10, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Mars 2026

March 10, 2026
Cilët do të jenë deputetët e ardhshëm? Kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë në Parlament

Sulm kibernetik ndaj Kuvendit, “Homeland Justice”: Kemi në duar bisedat e të korruptuarve

March 10, 2026
NASA publikon foto të fenomenit të mahnitshëm, stuhia që zhvillohet në hapësirë ​​dhe dallohet vetëm nga ISS

NASA publikon foto të fenomenit të mahnitshëm, stuhia që zhvillohet në hapësirë ​​dhe dallohet vetëm nga ISS

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In