• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 14, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla thirrje shqiptarëve nga zyrat e DHL në Athinë: Shfrytëzoni pesë ditët e mbetura për këtë moment historik

by E S
03/05/2025 16:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një nga zyrat e DHL në Athinë, sot ishte i pranishëm Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, i cili u bëri thirrje bashkatdhetarëve që të shfrytëzojnë pesë ditët e mbetura në dispozicion për të dorëzuar zarfat pranë DHL, Kurier apo Speedex.

“Edhe pesë ditë mbeten për të postuar votën tuaj për Shqipërinë Europiane,” tha Balla, i cili ka ndjekur nga afër në disa zona të Greqisë dhe Athinës procesin e pjesëmarrjes së diasporës në zgjedhjet e 11 majit. Ai ka vlerësuar dhe shprehur mirënjohjen për angazhimin e diasporës në këtë moment historik për demokracinë dhe për përmbylljen e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Dua t’i bëj një thirrje të gjithë bashkatdhetarëve tanë në mbarë Greqinë, jo vetëm këtu në Athinë, që të shfrytëzojnë pesë ditët e mbetura për të dërguar pranë zyrave të DHL, Kurier apo Speedex zarfet me fletët e votimit”,- tha Balla.

Në dalje të pikës së DHL, Balla falënderoi të gjithë emigrantët që u angazhuan në këtë proces, duke theksuar:

“Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë ende rreth 6,000–7,000 fletë votimi të pashpërndara, por unë besoj dhe shpresoj që edhe ato do të shpërndahen për ta përmbyllur me sukses procesin, në Greqi dhe në mbarë botën, kudo që janë shqiptarët.

Ata që u regjistruan për të marrë pjesë në zgjedhje—çerek milioni shqiptarë—përbëjnë një arritje të madhe, një fitore për demokracinë tonë dhe këtë moment historik”,-tha Balla.

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste ka qenë vazhdimisht pranë bashkatdhetarëve në Greqi, ku kompania e kontraktuar nga KQZ ka shfaqur problematika gjatë shpërndarjes, duke udhëzuar emigrantët që të paraqiten vetë në zyrat e DHL dhe kontraktorëve dhe duke i kërkuar KQZ të respektojë kontratën.

Next Post
Panik gjatë fluturimit Gjenevë-Prishtinë! I riu shqiptar tenton të hapë derën e avionit, e ndalojnë udhëtarët

Panik gjatë fluturimit Gjenevë-Prishtinë! I riu shqiptar tenton të hapë derën e avionit, e ndalojnë udhëtarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In