• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla takim me policët e qarkullimit rrugor: Të rrisim intensitetin e kontrollit për më tepër siguri

by Java News
27/07/2023 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Taulant Balla e ka nisur ditën me një takim me punonjësit e Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës kur po mernin turnin e parë.

Gjatë fjalës së tij, Balla kërkoi zbatimin dhe respektimin e Kodit Rrugor si dhe rritjen e intensitetit të kontrolleve për shmangien e aksidenteve, pasi sipas tij janë shtuar shumë kohët e fundit, por jo të faj të policisë.

“Çdo falenderim dhe mirënjohje është tejet i merituar dhe sikurse e kam thënë në ditën time të parë të punës, unë do bëj gjithçka që çdo punonjës policie të mos i mungojë mbështetja jonë si dhe trajtimi financiar i punonjësve të policisë të jetë sipas asaj që qeveria mundet, por besoj se ka më shumë hapësira për më shumë mbështetje”, tha Balla.

Sipas ministrit Balla, gjoba nuk është objektivi në vetvete.

“Të gjitha kufizimet që parashikon Kodi Rrugor duhen respektuar nga shpejtësia që është elementi i parë dhe tek elementët e tjerë të sigurisë rrugore na duhet të rrisim kërkesën për respektimin e disa elementëve të sigurisë sikurse është përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit, vendosja e rripit të sigurisë sepse është një element shumë i rëndësishëm në sigurinë e drejtuesit të mjetit, por edhe të personave të tjerë që gjenden në mjet.

Mendoj se kemi një forcë Policore Rrugore të kulifikuar e cila duhet ta ngrejë komunikimin me njerëzit në një nivel tjetër, që do të thotë përshëndetja e çdo qytetari qoftë drejtues mjeti apo kalimtarë duke u kujtuar se ju jeni aty jo për t’u vendosur gjoba, por jeni aty për të garantuar sigurinë rrugore. Ne do të vazhdojmë tju mbështesim. Me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë bisedojmë çdo ditë për nevojat që ka Policia Rrugore, për më shumë makina inteligjente për dedektimin e problematikave që lidhen me shpejtësinë, për më shumë radarë. Kemi një flotë shumë të mirë të makinave dhe të motorrave, do vazhdojmë që këtë flotë të vazhdojmë ta përmirësojmë muaj pas muaji e vit pas viti por ajo që në fund duket nga puna juaj janë elementët e eleminimit të trafikut pasi ju e dini që ditë në vijim trafiku do të vijojë të rritet për shkak të numrit të turistëve që vizitojnë Tiranën dhe gjithë Shqipërinë dhe do të kërkoja nga ju angazhim më të madh në zgjidhjen e kësaj problematike.

Njësia e Policisë rrugore të Tiranës është një nga modelet e mira që ne kemi dhe do të vazhdojmë ta shtrijmë në të gjithë territorin. Policia duhet të jetë një strukturë shtetërore ku prevalon ndershmëria dhe ku u shërbehet njerëzve. Ju përgëzoj për punën që bëni dhe dua tju garantoj që do të jem gjithmonë aty në krahun tuaj. Na duhet që rregullat e reja të vendosura nga Kodi Rrugor me ndryshimet që janë bërë para disa kohësh në Kuvendin e Shqipërisë të zbatohen në mënyrë që ne të garantojmë sa më shumë siguri në rrugë. Kemi një numër të rritur aksidentesh por kjo nuk vjen për fajin e Policisë Rrugore, por ne duhet të rrisim intensitetin tonë të kontrollit në mënyrë që njerëzit të ndërgjegjësohen. Respektimi i rregullave të Kodit Rrugor rrit sigurinë në rrugë”, përfundoi Balla.

/f.stafa

Next Post
EMRI/ Ekzekutohet me 5 plumba shqiptari në Selanik, i bënë pritë

EMRI/ Ekzekutohet me 5 plumba shqiptari në Selanik, i bënë pritë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Beteja e titanëve”, realiteti i Trump për luftën në Iran përplaset me një mur

March 30, 2026
PD-ja, si Firmë Piramidale!

PD-ja, si Firmë Piramidale!

March 30, 2026
Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

March 30, 2026
Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

March 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 31 Mars 2026

March 30, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji zbulon skenarin: Ja si do të veproj nëse më përjashtojnë nga Partia Demokratike

March 30, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Rasti Manjani dhe standartet e Strasburgut

March 30, 2026
Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

March 30, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Negociatat, Berisha: Shqipëria mbeti në klasë, nuk ecën dot përpara

March 30, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Integrimi në BE, Rama: Prokurimet publike me inteligjencë artificiale do ta bëjnë Shqipërinë shembull

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In