Balla takim me fermerët në Cërrik: Meta ka braktisur presidencën dhe po bën roje selie të ndonjë partie politike

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit Taulant Balla zhvilloi një bashkëbisedim me fermerët e Njësisë Administrative Klos në Cërrik. Në krah të kryetarit të Bashkisë, Andis Salla dhe kandidatëve për deputet Luan Duzha dhe Shkëlqim Bullari, Balla teksa foli për naftën subvencionin e naftës për sektorin e bujqësisë shprehu keqardhjen që numri i atyre që kanë aplikuar për naftën pa akcizë është shumë i ulët.

“Është një përfitim i drejtpërdrejtë dhe është e vërtetë që ne na duhet të rrisim mbështetjen në bujqësi. Por të gjithë duhet ta pranojmë që kjo mbështetje gjithmonë e çdo vit ka ardhur duke u rritur. Koha kur AZHBR përdorej nga LSI-ja për vota elektorale ka përfunduar në vitin 2017. Të dashur motra e vëllezër, këto zgjedhje përveç punëve publike që kemi këtu e që jemi duke çuar përpara, nuk janë zgjedhje komunale, nuk do zgjedhim në 25 prill kryetarin e komunës. Në 25 prill do zgjedhim se në cilin drejtim duhet të ecë Shqipëria, a do të vazhdojë të ecë Shqipëria në këtë drejtim të çuarjes përpara të reformës në drejtësi?

Duke u ndalur tek vendimi i Prokurorisë speciale anti-korrupsion, e cils ka kërkuar dy vite bu rg për ish-kryeprokurorin e përgjithshëm.

“Kush mund ta mendonte këtë më parë se në Shqipëri Prokurori i Përgjithshëm mund të dën ohej nga drejtësia dhe prandaj Ilir Meta ka bra ktisur presidencën dhe ka kaluar të bëjë rojen e ndonjë selie të ndonjë partie politike. I bëj thirrje çdo banori të bashkisë Cërrik dhe të gjithë Elbasanit, është koha që të mos shkojmë asnjë votë dëm. Nuk mund t’i japim votë LSI-së dhe padyshim që çdo votë për PD-në është një votë për Ilir Metën. Lulzim Basha nuk është dhe nuk mund të krahasohet dot me fuqinë transformuese të Edi Ramës. Tani t’i themi gjërat troç; edhe demokratët që mund të jenë këtu. Beson ndonjëri nga demokratët që Luli mund të bëjë dot punën e Edi Ramës?”, deklaroi Balla.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com