Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka zhvilluar një takim disa minuta me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. BalkanWeb” raporton se takimi është zhvilluar në zyrën e Xhafajt dhe ka zgjatur vetëm disa minuta.
Takimi mes dy socialistëve vjen një ditë pas publikimit të audio-përgjimit nga PD-ja, ku sipas tyre dëgjohej vëllai i ministrit Xhafaj teksa komunikonte me një trafikant droge. Por kujtojmë se megjithëse Tirana zyrtare ‘vlon’ nga ngjarjet, kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris për të bindur Francën për një përgjigje pozitive në qershor.
Nuk dihet se çfarë kanë biseduar ministri Xhafaj dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së në takimin e shkurtër por Balla deklaroi dje se ‘nëse audio është e vërtetë Xhafaj ka përgjegjësi morale’.










