• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla: SPAK qenka zgjuar. Nuk e besoj nëse s’heton Berishën për çështjen e CEZ-DIA! Nuel Kalaj u thoshte çekëve…!

by Java News
21/04/2022 15:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla foli nga foltorja e Kuvendit për rinisjen e hetimit nga SPAK në lidhje me çështjen CEZ-DIA, pasi sot u mor në pyetje biznesmeni Kastriot Ismailaj.

Balla u shpreh se uron që SPAK të jetë zgjuar dhe të shkojë deri në fund të kësaj çështje, duke hetuar Berishën dhe Nuel Kalanë.

“Për personin që sapo la sallën. U fol këtu për një investim të qeverisë japoneze që unë shpesh herë kam pasur mundësinë të flas në këtë sallë. Tani të çohet bashkëpunëtori në krim në këtë sallë është pak e rëndë. Ajo është një prej turpeve më të mëdha të këtij vendi.

Dua ta falenderoj ministren Balluku që më në fund ka bërë gjithçka për mënyrën si të zgjidhet ai lëmsh. SPAK ende nuk ka një hetim për këtë të vendosur nga qeveria japoneze. E di e gjithë Shqipëria dhe nuk dihet ku kanë shkuar paratë që ka dhënë qeveria japoneze për sistemin e kanalizimeve. Meqenëse zotëria kryeministër në atë kohë, le të shkojë dhe të hetohet.

Meqë u hap kjo historia e SPAK gjej rastin ta përshëndes, se më në fund kanë vendosur të hetojnë CEZ-DIA. Qoftë e vërtetë që SPAK të jetë zgjuar dhe të hetojë edhe atë çështje.  Kastriot Ismailaj është marrë në pyetje nga prokurorët. Është Berisha i pari që duhet të merret edhe si i akuzuar edhe si dëshmitar.

Asnjë prej nesh nuk duhet të guxojë të vërë në dyshim atë që thonë SHBA. Kur thonë që është i përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë dhe drejtësia nuk guxon ta thërrasë ende për çështje që është i kallëzuar. Për çfarë duhet ta besoj unë SPAK nëse ai është i përfshirë”, tha Balla.

Ai theksoi se Kalaj në emailet që shkëmbente në partnerët çekë thotë se kishte marrë garanci nga Berisha për të vepruar. “Është Nuel Kalaj, personi që mori një thes me euro dhe i ngarkoi në makinë.

Nuel Kalaj në emailet që shkëmbente me partnerët çekë thoshte se ka pengesa nga qeveria, por Berisha do i thyejë çështjet burokratike të qeverisë së vet. Në këtë vend ka ndodhur që ke shitur një aset shtetëror pa ia parë vlerën. Është nga ato raste që nuk dihet nëse shteti shqiptar i ka marrë lekët apo jo”, deklaroi Balla./m.j

Next Post
Lidhjet e paligjshme të ujit/ Aksion i UKE, shoqërohen në polici biznesmenë e qytetarë

Lidhjet e paligjshme të ujit/ Aksion i UKE, shoqërohen në polici biznesmenë e qytetarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In