Deputeti socialist Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit ka reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha për zgjedhjet. Balla ka treguar se në vitin 1996 ka qënë komisioner për Partinë Socialiste dhe aty kanë zbritur tre policë të asaj kohë.
“Po ti more l*** çfarë bën akoma këtu?”, më thanë, deklaroi deputeti socialist. Pastaj Balla vazhdoi duke treguar se e kishin marrë policët e kishin futur në burg dhe e kishin harruar aty per disa ditë.