• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla: Shqipëria s’meriton as baltën me para ruse, as vallet e çizmeve firmato

by Java News
05/04/2018 14:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas miratimit në Kuvend të Kodit të Sjelljes se Deputetëve. Nëpërmjet një stausi në rrjetin social facebook, Balla thekson se ky është një hap i rëndësishëm në rrugën e ndryshimit rrënjësor të funksionimit me rregulla dhe rritjes së transparencës së Kuvendit të Shqipërisë. Ndërsa përsa i përket protetës së opozitës, Balla ka falenderuar të gjithë deputetët e PS-së për gjakftohtësinë ndaj dhunës.

Postimi i plotë

Një hap tjetër i rëndësishëm në rrugën e ndryshimit rrënjësor të funksionimit me rregulla dhe rritjes së transparencës së Kuvendit të Shqipërisë u hodh sot me miratimin Kodit të Sjelljes së Deputetëve.

Prej ditës së parë kur kemi marrë këtë mandat qeverisës e kemi thënë se tipari themelor i këtij mandati do të jetë besnikëria  ndaj interesave të vendit dhe ndaj çdo njeriu të zakonshëm dhe çdo familje të zakonshme të këtij vendi.

Jemi një parti besnike ndaj tyre.  Një qeveri besnike ndaj tyre. Një grup parlamentar besnik ndaj tyre.

Si Kryetar i Grupit Parlamentar dua të falenderoj të gjithë deputetët tanë për angazhimin e tyre por edhe për korrektësinë ndaj vendim-marrjes politike.

Dua t’i falenderoj të gjithë deputetët tanë për gjakftohtësinë që tregojnë ndaj dhunës, provokimeve, gjuhës së rrugës nga opozita, halli i së cilës është DREJTËSIA e re para së cilës do japin llogari dhe hetimi ndërkombëtar për lidhjet e Lulzim Bashës me fonde të dyshimta ruse.

Shqipëria nuk e meriton as baltën me para ruse, as tymin e gomave, as vallet e çizmeve firmato në ajrin Parlamentit, si pasojë e shfrenimit të një opozite të mbledhur grusht nën çadrën e frikës prej Reformës në Drejtësi.

Por pavarësisht këtyre, Kuvendi i Shqipërisë prej mesit të Shtatorit nuk është më ai i katër viteve të shkuara, ku fjala të jepet kur të teket dhe koha është gjëja e fundit që të shkon ndërmend.

E çuditshme, për shumë e pabesueshme, por e vërtetë, që edhe deputeti më i padisiplinuar në këto 27 vite, largohet nga foltorja sapo bie gongu i mbarimit të kohës së fjalës së tij.

Ndërkohë që rregulli dhe transparenca po vendoset edhe në financat e Kuvendit.

Në detyrat e shtëpisë që Kuvendi ka në kuadër të procesit të integrimit Europian, detyra e vetme e parealizuar për vitin e kaluar ishte vetëm miratimi i Kodit të Etikës, dokument që u miratua sot.

ma.me

Next Post
Xhafaj: Protesta e opozitës ishte e paligjshme dhe e pazakontë, falenderim për Policinë e qytetarët!

Xhafaj: Protesta e opozitës ishte e paligjshme dhe e pazakontë, falenderim për Policinë e qytetarët!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In