Balla: Shkëlzeni, Kastrioti dhe Rebeka kanë qënë në një hotel në Pragë
Deputeti socialist Taulant Balla duke marrë fjalën pasi foli ishkryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, ka përdorur një etiketim fyes për të.
“Kërmën që kërkon sorra që sapo foli, është kolegu i saj, Sali Berisha”, tha Balla duke iu referuar akuzave të Topallit në lidhje me aferën e CEZ-it.
Sipas tij, “gjithçka u tha në ktë seancë, por mbi të gjitha fjala e Braçes është e vërteta më e pamohueshme e gjithë kësaj historie të tjerrur…Sali Berisha…U turr të blente hapjen e negociatave me një marrëveshje që vetë e prishi, u prish në pazar”.
Ai sulmoi edhe Ridvan Boden, ishminister i Financave ne qeverine Berisha, i akuzuar nga mazhoranca si i lidhur me aferen e CEZ-it.
“Më qesharaku nga të gjithë, ish-ministri i Financave që minimalisht duhet të ishte sot në Prokurori për pasurinë e padeklaruar për përfshirjen e tij personale në këtë çështje, Ridvan Bode”.
Balla ka treguar se ne Prage ka qene ne te njejten kohe ne nje hotel, edhe djali i ishkryeministrit Berisha, edhe Kastriot Ismailaj.
“…sa herë ka hyrë Kastriot Ismailaj në zyrën e Sali Berishës…ka edhe shërbime te tjera që thonë se kur të akuzosh një kundërshtar politik siç akuzon ai Metën se ka qenë në Pragë, po ti Sali? Si ka mundësi që në Pragë rezulton të kenë ndenjur ne hotel ‘Manderin’ edhe Shkelzen Berisha edhe Rebeka, edhe Kastriot Ismailaj? Kjo i takon institucioneve të drejtësië! Kjo është cështje që duhet të hetojë Prokuroria. Një gjë është e rëndësishme, sulmi i mirë koordinuar, mundohet të hedhë baltë mbi Metën i cili s’ka asnjë lloj lidhje me këtë çështje. Hetimi është duke u bërë në Prokurorinë e këtij vendi”.
Deputeti socialist ka edhe nje pyetje per Berishen. “A je ti Sali i gatshëm të shkosh në Prokurori? Pse si thoni shko dhe dëshmo?…kur të hetohen kompanitë e tjera që kanë nxitur të ardhurat e këtyre kompanive, ju do jeni atqa që ju kanë zënë dhimbjet e barkut, të kokës, dhe dhimbjete e tjera”.









