• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Balla-Shkëlzen Berishës: Ja ku i ke marrë 300 mijë euro, nga gjyqtari bashkëfshatar

by
09/06/2015 17:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nnëkryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas vendimit të Gjykatës për ta shpallur atë fajtor në gjyqin për shpifje ndaj Shkëlzen Berishës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shprehet se vendimi i gjyqtarit Shkëlqim Mustafa ndaj tij është bërë pasi Shkëlzen Berisha ka qenë ai që e ka emëruar në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Duke cituar raportin në sistemin e drejtësisë, se gjyqtarët jepnin deri në 300 mijë euro për një post pune, Balla shprehet se pikërisht kjo ka ndodhur edhe me gjyqtarin Mustafa, i cili rezulton të jetë edhe bashkëfshatar i familjes Berisha. Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS shkon edhe më tej kur shprehet se pak kohë më parë Shkëlzen Berisha do të deklaronte pikërisht 300 mijë euro pasuri në detyrë e tij si sekser por pa bërë të ditur se kush ia ka dhënë.

Në këtë kuadër Balla shprehet se ky është edhe burimi i parave të Berishës, duke qenë se në 2013, gjyqtari Shkëlqim Mustafa u emërua në Gjykatën e Apelit. Balla shton se gjyqi mes tij dhe Shkëlzen Berishës do të vazhdojë edhe në Gjykatën e Lartë.

Ja postimi i plotë në rrjetet sociale i Taulant Ballës:

Raporti mbi korrupsionin ne sistemin e drejtesise ne Shqiperi tregonte se gjyqtaret paguajne para per tu emeruar ne pozicione kyce, me shuma qe shkojne edhe 300 mije Euro.

Sot Gjyqtari i emeruar i Familjes Berisha ne Gjykaten e Apelit Tirane Shkelqim Mustafa, bashkefshatar i Saliut, dha nje vendim te turpshem ne shkelje te cdo praktike gjyqesore. Eshte rastesi e bukur qe po 300 mije Euro ishte shuma qe Shkelzen Berisha kish deklaruar ne deklaraten e tij te pasurise si te ardhura nga aktiviteti i tij si sekser. Para pak kohesh i kemi kerkuar Shkelzen Berishes te shpjegoje nga kush i kishte marre keto 300 mije Euro.

Sot Gjyqtari Shkelqim Mustafaj na e dha pergjigjen nga i ka marre Shkelzen Berisha ato 300 mije Euro.

Ceshtja do te vazhdoje edhe ne Gjykaten e Larte. Sepse Shkelqim Mustafa apo Ridvan Hado nuk jane gjyqtare, jane sherbetore. Ky i fundit mban mbi vete edhe vendimin e turpshem te Gerdecit.

Prandaj eshte shume e rendesishme Reforma ne Drejtesi.

11392879_886474641398138_7918902256152978136_n

Next Post

Pitt dhe Jolie drejt blerjes së një ishulli grek në Jon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In