• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla: Sali Berisha në hall të madh, i dha miliona euro oligarkut rus

by A R
26/01/2023 21:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla foli këtë të enjte për Vizion Plus në lidhje me debatet e forta politike mes shumicës dhe opozitës në ditët e fundit.

Në një intervistë ne edicionin qendror te lajmeve ne Vizion Plus me moderatorin, Roland Zili, ai iu pergjigj akuzave te PD dhe Berishes ndaj kryeministrit Rama për lidhje me ish-zyrtarin e FBI-së, McGonigal i cili po hetohet në SHBA, perplasjet e kesaj te enjteje ne Kuvend me Sali Berishen, padine ndaj këtij të fundit në SPAK mbi vrasjet në bulevard në protesten e 21 janarit 2011 si dhe paraqitjen e Shkëlzen Berishes në SPAK për dosjen “Gërdeci”.

Roland Zili: Përse ju e refuzuat sot kërkesën e opozitës për mocion me debat me kryeministrin për  çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, kur ju jeni shprehur se kjo histori nuk ka lidhje me qeverinë dhe nuk ka asgjë për të fshehur?

Taulant Balla: Më lejoni t’ju sqaroj që jemi të gatshëm të bëjmë debat për këtë çështje por duhet të kemi parasysh dy gjëra mjaft të rendësishme: E para, një kërkesë duhet të polotësojë disa parime dhe në asnjë rast nuk ka ndodhur që në mëngjes të sjellësh në Kuvend kërkesën për debat,  dhe ajo çështje të bëhet pjesë e rendit të ditës, nuk ka ndodhur. Kërkesa ka një procedurë që duhet të ndiqet.

E dyta është që, unë e kam thënë, në çdo lloj kërkese të të çdo lloj forme ku figuron firma e Sali Berishës, kërkesa refuzohet. Kjo është diçka tjetër që e kishte të pamundur mbështetjen tonë. Nëse do të vijë një kërkesë sipas rregullores dhe mezi e pres, pa fimën e katranit me bojë, jemi të gatshëm ta marrim në konsideratë e për arsyen se jemi shumë të interesuar për t’i shkuar deri në fund kësaj çështje edhe për rastin e oligarkut rus edhe për kontratat që Sali Berisha i ka firmosur kompanive të lidhur me këtë.

Dhe e vërteta është që, ai që bërtet më shumë sot, është njëriu që është realisht i lidhur në këtë aspekt. Lidhur me McGonigal, një ish-zyrtar i lartë FBI-së që ka vizituar Shqipërinë si një funskionar i lartë, mbi të cilin është ngritur një akuzë, duhet t’ju them që i vetmi person nën hetim është ai. Nuk ka asnjë zyrtar shqiptar i cili te jetë në hetim apo i akuzuar.

Po aq e rëndësishme në këtë kontekst është fakti që përse tirret kaq shumë një gjë në ditët kur në Shqipëri, Partia Socialiste si palë e dëmtuar në 21 janar ka dalë një prove e re e pakontestueshme sepse lidh ndodhitë që çuan deri në vrasjet me atë që është në transkript.

Roland Zili: Në fakt kjo histori ka bërë që opozita të kërkojë në unison dorëheqjen e kryeministrit Rama: Cila është përgjigjia juaj?

Taulant Balla: Këta dorëheqjene e Edi Ramës e kanë kërkuar që në 2013 dhe natyrshëm Edi Rama do të jetë kryeministër i Shqipërisë edhe pas zgjedhjeve të 2025 sepse, se kush është kryeministër në Shqipëri e përcakton vetëm vota e qytetarëve. Dëshirat e non-gratave nuk ua plotësojmë dot sepse ne duhet të respektojmë besimin e qytetarëve shqiptarë. Qytetarët kanë votuar me shumicën më të madhe për t’i dhënë mandatin e tretë Edi Ramës. Unë nuk kam asnjë lloj komenti për kërkesat në ajër që vijnë nga ata që e kanë humbur fillin.

Roland Zili: Pjesë e këtyre kërkesave është edhe një kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, ju jeni pro apo kundër?

Taulant Balla: Sot Kuvendi i Shqipërisë është njohur me vendimin e konferencës së kryetarëve për të filluar një komision të posacëm që lidhet me ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore duke reflektuar vendimet e fundit të gjykatës që nuk janë transpozuar që është detyrim nga ana e Kuvendit që t’i adresojë në ligjet përkatëse. Kështu që në këtë këndvështrim Kuvendi ka për detyrë që në ditët në vijim të adresojë këtë çështje pastaj të marim në kosnideratë kërkesa për komisione hetimore.

Ju besoj që shqiptarët nuk i merr askush për budallenj. Halli i Saliut sot nuk ishte fati i McGonigal. Ndërkohë që i biri ishte thirrur në SPAK për vrasjen, tragjedinë e Gërdecit, shumë herë më të madh se 21 janarin, mos harrojmë faktin që Saliu bënte rrëmujë në Kuvend. Çdo qytetar që na ndjek e di hallin e Saliut. Berisha nuk ka hallin as të PD as të opozitës por ka vetëm hallin e vet. Kemi parë sa herë që ngrihet një akuzë, sa herë që një familjar i tij thirret përpara drejtësisë, të njëjtën gjë bëri në 2019 kur iu hoqën vizat, e nxorri opozitën nga Parlamenti.

Ky ka një problem, të njëjtin huq dhe bën të njëjtat veprime në të gjith cviklin e tij 32-vjeçar në PD ka bërë të njëjtat veprime.

Ajo që është kërkesa jonë është që duke qënë se qytetarët shqiptarë kanë një rritje të besimit në SPAK atëherë le të shkojë edhe çështja e 21 janarit të hetohet e të gjithë fajtorët të shkojnë përpara drejtësisë.

/a.r

Next Post
Kush janë ‘kokat’ e grupit të kokainës në Durrës, aksione në peshkim, ndërtim dhe pika karburanti

Kush janë 'kokat' e grupit të kokainës në Durrës, aksione në peshkim, ndërtim dhe pika karburanti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prokuroria lëshon urdhër-arresti për drejtorin e spitalit Memorial të Fierit!

Prokuroria lëshon urdhër-arresti për drejtorin e spitalit Memorial të Fierit!

November 12, 2026
“Si përfunduam kështu ne?”, vrasja e Urim Fikut, përgjimet zbulojnë bisedën mes nënës dhe djalit

“Si përfunduam kështu ne?”, vrasja e Urim Fikut, përgjimet zbulojnë bisedën mes nënës dhe djalit

November 12, 2026
Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

“Duam të anëtarësohemi në BE dhe NATO!” Kurti kërkon mbështetjen e Irlandës në takimin e Komunitetit Politik

November 12, 2026
permbytje

Shqipëria në alarm nga moti i keq, IGJEO zbulon qarqet më të rrezikuara: Priten përmbytje dhe vërshime lumenjsh

November 12, 2026
E shtuna komuniste e Berishës pasi bëri lanet Qorin e Shehajn

Berisha iu rikthehet foltoreve, të premten në Kukës për të takuar demokratët

November 12, 2026
Publikoi emra të zyrtarëve të PS dhe tha se po blejnë vota, nis hetimi për shpifje për Gjin Gjonin

Gjoni kandidat për Lezhën? Deputeti: Nëse ma kërkojnë demokratët, gati të sakrifikoj mandatin

November 12, 2026
Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

Goditet me thikë 55-vjeçari në Fier, përfundon te ‘Trauma’

November 12, 2026
Bllokuan qarkullimin e mjeteve, gjobiten me nga 5 mijë lekë 26 protestues

Bllokuan qarkullimin e mjeteve, gjobiten me nga 5 mijë lekë 26 protestues

November 12, 2026
Lobimi në SHBA, Kryemadhi: Në kontratë nuk ka asnjë firmë të Ilir Metës

Lobimi në SHBA, Kryemadhi: Në kontratë nuk ka asnjë firmë të Ilir Metës

November 12, 2026
Përse i shkulëm semaforët ?

Përse i shkulëm semaforët ?

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In