• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla: Rruga e negociatave me BE kalon nga reforma në drejtësi

by A R
30/05/2016 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Stabilizm-Asocijimit BE-Shqipëri dhe përfaqësues i grupit të PS-së, Taulant Balla, deklaron se ndodhet në Parlamentin Europian, ku po zhvillohet konferenca ndërkombëtare me temë: “Ndërveprimi i Grupeve Parlamentare, Partive dhe Qeverive në Procesin e Anetarësimit në Bashkimin Evropian”.

Nëpërmjet një postimi në statusin e tij Facebook, Balla shprehet: “Si Kryetar i Komitetit Parlamentar të Stabilizm-Asocijimit BE-Shqipëri dhe në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste jam i pranishëm në Parlamentin Europian, ku po zhvillohet konferenca ndërkombëtare me temë: “Ndërveprimi i Grupeve Parlamentare, Partive dhe Qeverive në Procesin e Anetaresimit në Bashkimin Evropian”. Si përfaqësues i një vendi i cili tashmë ka marrë statusin e kandidatit për anëtarësimin në Bashkimin Europian mora fjalën në pjesën e parë të Konferencës, e cila drejtohej nga eurodeputetja Tanja Fajon, ku u diskutua roli i partive europiane dhe partive politike të vendeve të Ballkanit Perëndimor në integrimin europian”.

“Ne fjalën time u shpreha se “Për ne socialistët shqiptarë është e qartë se rruga për hapjen e negociatave kalon nëpërmjet reformës në drejtësi, e cila mbetet sot, sfida më e madhe jo vetëm e kësaj shumice qeverisëse, por e shoqërisë shqiptare dhe e shtetit tonë në rrugën drejt anëtarësimit drejt Bashkimit Europian. Ndaj mendoj se për rëndësinë, sa dhe për kompleksitetin e saj, Komisioni Europian ka vlerësuar ecurinë e mirë në përgatitjen e reformës në drejtësi dhe angazhimin për të siguruar një reformë gjithëpërfshirëse dhe të thellë. Kjo nuk është një reformë e zhvilluar sot për sot, por është fryt i një pune të gjatë 20- mujore, nga disa prej ekspertëve më të mirë vendas dhe të huaj. Votimi i kësaj reforme është kurorëzimi i një pune të gjatë, edhe me mbeshtetjen e ekspertëve të Venecias dhe është një hap përpara me shpresën se kjo reformë do të kalojë në tërësii, jo thjesht dhe vetëm në parim”, shprehet Balla.

Balla thote se “E nënvizova këtë për të gjithë ata, të cilët synojnë të thonë të kundërtën dhe në fakt mungojnë në këtë thirrje sa kombëtare, aq edhe ndërkombëtare tashmë, për të realizuar këtë reformë me rëndësi historike dhe kombëtare për Shqipërinë. Prandaj unë vlerësoj shumë edhe mesazhin e përbashkët të dy grupeve më të mëdha politike në Parlamentin Europian (PPE dhe S&D), të cilët mbështesin votimin sa më parë të kësaj reforme”.

Në këtë Konferencë merr pjesë edhe deputetja e LSI, Monika Kryemadhi si dhe deputetët e Parlamentit të Kosovës Xhavit Haliti, Sabri Hamiti dhe Pal Lekaj. Ndërsa PD mesa duket ka bojkotuar edhe Parlamentin Europian, duke i lene edhe ketu karriget bosh, shkruan Balla. (javanews.al /r.a)

Next Post

Zhvishen femrat shqiptare VIP, ja si duken me bikini (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In