• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla pyet Bashën: Ku i ke gjetur 1 milion dollarë për të nxirë Shqipërinë?

by Java News
30/11/2017 10:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla iu drejtua sot në Kuvend kreut të demokratëve, Lulzim Basha për të dhënë shpjegime lidhur me 1 milionë USD të cilat sipas tij janë përdorur për të sponsorizuar artikuj që nxijnë Shqipërinë. Në rendin e ditës ku flitej për tokat bujqësore, Balla tha se sot është dita kur Basha duhet të japë shpjegime.

“Ti Lulzim Basha duhet tu thuash shqiptarëve se ku i ke gjetur 1 milionë dollar për të paguar artikuj që nxijnë Shqipërinë. Burime të konfirmuara bëjnë me dije se këto para i përkasin një fondi të zi aferash korruptive të administruara nga një person i lidhur me Bashën. Ky fond është regjistruar në një ishull offshore për të fshehur lidhjet me Bashën. Ky po i shmanget pyetjeve direkte për përdorimin e parave. Sot është dita të dalësh këtu dhe të sqarosh ku i ke gjetur 1 milionë USD për të nxirë Shqipërinë, përmes kujt i ke çuar këto para në një ishull offshore për ti ikur radarëve të ligjit?”, tha Balla.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla pohoi se PS ditën e hënë do të paraqes një kallëzim penal për Bashën, nën akuzën e mashtrimit, që sipas tij dënohesh deri në dy vite burg.

Basha: PD ka deklaruar çdo gje ne KQZ

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në përgjigje të akuzave për aferën e 1 milion UISD për lobim në SHBA, ndonëse nuk ka dhënë ndonjë shpjegim për pyetjet se ku i ka marrë paratë, është shprehur se “PD ka deklaruar çdo gjë në KQZ”.
Ne nuk fshehim para. I vetëm që fsheh është Rama me habilët, balilët e tahirët”, ka qenë përgjigjia e Bashës.

“Edi Rama nga gjithë njerëzit për të bërë furtunën e radhës në gotë që ti ikësh pyetjeve që nuk u jep dot përgjigje për Tahirin, Habilajt, Balilajt, vëllanë e Ministrit të Brendshëm, për llogaritë ofshore që të ka akuzuar OSBE, për 200 milionë euro, i vure gishtin këtij, nuk e di, apo nuk do ta dish se ky ka rënë në rrjetën e hetimit për pastrimin e parave prej vitesh dhe nuk e mbron më as imuniteti, as fjalimet e stisura”, u shpreh kreu i PD.

Noka: Jeni ju që i’a nxit faqen vendit

Deputeti demokrat, Flamur Noka, ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës, duke thënë se po i nxinë faqen vendit. Nga foltorja e Kuvendit, Noka ju kërkoi socialistëve të mos thonë më që opozita po balton dhe po i nxin, pasi janë vetë ata që i kanë nxirë faqen vendin dhe shqiptarëve.Më tej, ai u ndal sërish te ish-ministri Saimir Tahiri, teksa tha se ai është pronari i vetëm i tokave, duke shtuar se mediat kanadeze e cilësuan atë si mbretin e drogës.

“Pronari i vetëm i tokave ishte Saje Qorri. Jeni bërë gazi i botës, por për fat të keq na keni bërë gazin e botës në sytë e botës. Mos dilni të thoni ‘opozita po baltos, po na nxin’. Ja keni nxirë faqen këtij vendi, shqiptarëve, më të zezë se e keni ju, më të zezë se e ka timonieri dhe na keni bërë që kur të dalin në Evropë të na shohin si trafikantë. Mediat kanadeze shkruanin që ‘Saje Qorri është mbreti i drogës’. E thith timonieri, e thithin nëpërkëmbësit e tij. Shqipëria korridori më i preferuar dhe pikë kyçe e trafikut të drogës u bë nën qeverisjen e Rilindjes. Ju keni ardhur në pushtet nga paratë e pista, të drogës”, tha Noka.

Spiropali: Pse nuk përgjigjesh Lulzim? Je i kapur në flagrancë

Deputetja e PS Elisa Spiropali akuzoi kryetarin e PD Basha se nuk përgjigjet për asgjë edhe kur kapet me fakte në aferën 1 mln USD.
“Basha për t’u mbrojtur akuzoi. Ai nuk do të mbajë përgjegjësi as për ato që thotë dhe as për ato që bën edhe kur kapet edhe në flagrancë. Përse nuk përgjigjesh për asgjë? Përse nuk i bëre veprimet në numrin e llogarisë së PD, por nëpërmjet një zone off- share në Amerikën Latine? Nuk ke këllqe për t’u përgjigjur për asgjë. Bërtet për dekriminalizimin, por mbron me votë të inkriminuarit. Flisni për drejtësinë ndërkohë që jeni bërë strehë për të inkrimunuarit”, deklaroi Spiropali.

Shalsi: Shpjegoni transaksionin dhe burimin

Edhe deputeti i PS, Eduart Shalsi, njësoj si kolegët ka pyetur Bashën mbi burimin e parave dhe transaksionin.

“PD nuk e kishit seriozisht betejën e dekriminalizimit. E treguat me rastin e kryebashkiakut të Mallakastrës. Si mund të flasin Basha dhe Noka për kanabisin, kur ishin ministra u lulëzonte para syve. Ishit ju që e lejuat në Lazarat. Ku i gjetët 1 milionë dollarë për lobim? Nuk keni asnjë lloj përgjegjshmërie, shpjegoni transaksionin dhe burimin”, tha Shalsi.

a.ç

Next Post
Goodman, provokon me format e saj

Goodman, provokon me format e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In