• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Balla: Pse e ka të vështirë Basha të tregojë se ku i mori 500 mijë USD?!

by Java News
17/03/2018 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka kërkuar që Lulzim Basha moralisht për financimin rus të Partisë Demokratike. Në daljen e tij për media Balla tha ndër të tjera se Lulzim Basha duhet të tregojë se çfarë ka premtuar në këmbim të këtyre pagesave të biznesmenëve rusë.
Deklarata e plotë:

 

Kanë kaluar shumë ditë, e Lulzim Basha nuk arrin dot t’i përgjigjet disa pyetjeve të thjeshta:

Së pari, si shpjegohet që Lulzim Basha thotë se i ka paguar lobuesit të tij në Washington vetëm 25 mijë dollarë, ndërsa kompania lobuese Muzin, që ka firmosur kontratë me Lulzim Bashën, deklaron se ka marrë plot 525 mijë dollarë nga Partia Demokratike?!

Nga kanë dalë gjysmë milion dollarët shtesë?

Ku i ka gjetur Lulzim Basha gjysmë milion dollarët ekstra?

Përse nuk i deklaroi në KQZ si shpenzime të fushatës zgjedhore, siç parashikon ligji shqiptar?

Dhe për më tepër, cili është burimi i këtyre parave?

Së dyti, cila është lidhja e vërtetë mes Lulzim Bashës dhe biznesmenëve rusë që kanë në pronësi firmën Biniatta, e që kanë paguar plot 150 mijë dollarë të tjera kompanisë lobuese Muzin?!

Çfarë është kjo dhuratë ruse për Lulzim Bashën dhe përse i është dhënë?

E çka është më e rëndësishme, çfarë i ka premtuar Lulzim Basha në këmbim biznesmenëve rusë?

Të thuash se nuk ke dijeni për 150 mijë dollarët që janë paguar për ty është absurde, qesharake dhe papërgjegjshmëri totale.

Dhe nuk mund të jetë papërgjegjshmëria, alibia e mbrojtjes për Lulzim Bashën.

Vetëm Lulzim Bashës i ndodh që një biznesmen rus i paguan 150 mijë dollarë dhe “tavarish” Luli vetë nuk di gjë.

Shqiptarët duan të dinë të vërtetën.

Edhe brenda Partisë Demokratike janë të shumtë zërat publikë tashmë që kërkojnë të dinë të vërtetën.

Ne duam të dimë si e ka financuar Lulzim Basha fushatën e shpifjeve dhe të nxirjes së imazhit të Shqipërisë në institucionet dhe median amerikane.

Është një dëm i madh që i është bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve, por sot është momenti që Lulzim Basha të tregojë nga i ka gjetur paratë për të paguar lobimin në Amerikë dhe cilat janë lidhjet e tij me kompanitë ruse.

A shërbejnë këto kompani vetëm si lavatriçe për të pastruar para, apo janë burim i drejtpërdrejtë financimi për fushatën e Lulzim Bashës?

Sa kohë në kontratën e deklaruar nga vetë lobisti në Departamentin Amerikan të Drejtësisë është firma dhe numri i pasaportës së Lulzim Bashës, i takon Prokurorisë ta thërrasë një orë e më parë Lulzim Bashën për të dhënë shpjegimet e nevojshme si personi kryesor i dyshuar për një sërë veprash penale, e për ta zbardhur një orë e më parë këtë skandal tepër të rëndë.

Lulzim Basha dhe Partia Demokratike duhet të marrin të gjithë përgjegjësinë për financimin e paligjshëm në kohën e “Çadrës së Republikës së Re”.

Burimet e errëta të këtij financimi, ku përfshihen edhe xhepa oligarkësh rusë, janë një arsye e pashmangshme që Lulzim Basha të ndiqet penalisht dhe kjo Parti Demokratike e marrë peng prej tij të ndëshkohet moralisht nga çdo demokrat i ndershëm

Next Post
Kaluan kufirin ilegalisht, ndalohen 11 rusë dhe serbë në Kosovë

SHKODER/ I grabitën me dhunë një 15 vjeçari një varëse, 3 autorët përfundojnë në birucë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

April 3, 2026
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë pasi humbi ndjenjat në palestrën e shkollës

Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë pasi humbi ndjenjat në palestrën e shkollës

April 3, 2026
Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

April 3, 2026
Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

April 3, 2026
“Gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputeteve gra”, PD kërkon përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi

“Gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputeteve gra”, PD kërkon përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi

April 3, 2026
PD: Komision Hetimor për AKSHI-n. Berisha thotë se Ergys Agasi është rrahur shumë keq, por mbrohet nga shteti

PD: Komision Hetimor për AKSHI-n. Berisha thotë se Ergys Agasi është rrahur shumë keq, por mbrohet nga shteti

April 3, 2026
Presidenca: Ols Dado nuk do të zgjidhej prokuror nëse do të aplikonte tani!

Presidenca: Ols Dado nuk do të zgjidhej prokuror nëse do të aplikonte tani!

April 3, 2026
Avokati i Veliajt, Ndreca: Dado, qytetar i thjeshtë që ka marrë atributet e një prokurori, emërimi i tij i pavlefshëm

Avokati i Veliajt, Ndreca: Dado, qytetar i thjeshtë që ka marrë atributet e një prokurori, emërimi i tij i pavlefshëm

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In