• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Balla prezanton Rakip Sulin si kandidat për Kamzën: PD dhe LSI duan të destabilizojnë vendin

by Aalison Pearse Stevens
11/05/2019 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla ka prezantuar sot Rakip Sulin si kandidatin për kryetar të Bashkisë së Kamzës.

Balla mori pjesë në Asamblenë e PS-së së Kamzës, teksa ka thënë se PD dhe LSI duan të destabilizojnë vendin dhe nuk mund të vijnë në pushtet nëpërmjet votës.

“Sëbashku me Blerina Gjylametin dhe Rakip Sulin morëm pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste 🌹Kamëz, ku prezantuam vendimin e Kryesisë së Partisë Socialiste për kandidatin tonë fitues në Zgjedhjet e 30 Qershorit, Kryetarin e ri të Bashkisë Kamëz, një njeri me energji dhe përkushtim si Rakip Suli. Po ashtu Asambleja miratoi edhe listën e “kuvendit” bashkiak me plot personalitete publike të kësaj bashkie mjekë, mësues, intelektualë, sipërmarrës, djem dhe vajza të reja, dhe sigurisht barazi e plotë gjinore. Kamza është shembulli më kuptimplotë i nevojës për ta shpëtuar nga modeli i dështuar Lulezim Xhelal Basha. Të bindur se dalin humbës në zgjedhje sepse shqiptarët nuk mund të besojnë të ardhmen e tyre tek Luli dhe Monika, opozita po tenton të bëj gjithçka vetëm e vetëm për të destabilizuar vendin, pasi ata vetë janë të qartë se përmes votës nuk mund të vijnë në pushtet”, ka thënë Balla.

Më tej kreu i Grupit të PS-së, është shprehur se zgjedhjet e 30 qershorit janë vendimtarja për fatin e vendit dhe standardet europiane.

“Zgjedhjet e datës 30 qershor janë vendimtare për fatet e vendit dhe ato do të zhvillohen me standarde. Zgjedhja është shumë e thjeshtë më 30 Qershor, duke votuar Rakipin këtu dhe kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Europiane dhe Partinë Socialiste, mund të ecim përpara, duke thelluar reformat që kemi ndërmarrë deri tani: Reforma në drejtësi, Paktin për Universitetin, programet kombëtare të Rilindjes Urbane të 100 fshatrave etj.  Shqiptarët në një shumicë bindëse, sikurse tregoi sondazhi i publikuar nga Delegacioni i KE në Tiranë, rreth 60% shprehen se kjo rrugë e nisur me PS na çon drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, vetëm 13%👎 mendojnë se Reforma në Drejtësi nuk po ecën mirë, pra janë ata që duan të kthehemi pas në kohën e zymtë të Bashës dhe Berishës kur mbizotëronte kaosi dhe paligjshmëria.  Është për të ardhur keq se interesat e votuesve të opozitës dhe të gjithë shqiptarëve të tjerë shkelen me këmbë për të mbrojtur Lulin, Monikën, Saliun dhe fëmijët e tyre. Çdo ditë që dhuna vazhdon, Shqipëria humbet. Zgjedhja përpara çdo qytetari është e thjeshtë. Ose të besojë gënjeshtrat e Bashës dhe Monikës, ose të besojë raportet e SHBA-BE që përfaqësojnë të vërtetën dhe inkurajojnë qeverinë për punën e saj të mirë. Komisioni Europian në fund të këtij muaji konfirmon vlerësimin pozitiv për fillimin e bisedimeve për anëtarësim👍”, ka thënë ai./ i.h

Next Post
FOTO nga Droni / Ja pjesëmarrja në protestën e opozitës

FOTO nga Droni / Ja pjesëmarrja në protestën e opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

March 31, 2026
Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

March 31, 2026
Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

March 31, 2026
Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

March 31, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Diaspora, nga ‘rezervuar votash’ në partner kombëtar, fundi i epokës së fasadës

March 31, 2026
Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

March 31, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Heronjtë që na “mori” Greqia

March 31, 2026
Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”/ Turqia kalon në avantazh ndaj Kosovës, 1-0

Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”/ Turqia kalon në avantazh ndaj Kosovës, 1-0

March 31, 2026
Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën

Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën

March 31, 2026
Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka negociata formale! Do të pranojmë vetëm një fund të plotë të luftës

Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka negociata formale! Do të pranojmë vetëm një fund të plotë të luftës

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In