Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla priti në takim deputetin shqiptar të parlamentit serb, Shaip Kamberi.
Balla, përmes një postimi në facebook, shkruan se ai dhe PS, mbështet plotësisht kërkesat e popullisë shqiptare të Luginës së Preshevës për eleminimin e dallimeve ekonomike, sociale e politike të cilat pengojnë pjesmarrjen efektive të shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegj
Shumë i nderuar të mirëpres Shaip Kamberin, deputetin e sapozgjedhur shqiptar në Parlamentin e Serbisë, përfaqësues i Luginës së Preshevës.
Mbështes plotësisht kërkesat e popullisë shqiptare të Luginës së Preshevës për eleminimin e dallimeve ekonomike, sociale e politike të cilat pengojnë pjesmarrjen efektive të shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë.
Është shumë i rëndësishëm trajtimi i nevojave të tyre nga Qeveria e Serbisë në përputhje me parimet ndërkombëtare të respektimit të pakicave.
Gjate vizites ne Tirane, Shaip Kamberi qe ka mandatin e dyte si deputet ne parlamentin serb, ka takuar edhe kryeministrin Rama.
/e.d