Balla pret ambasadorin e ri spanjoll Gabriel Cremades Ventura: Spanja mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda vitit 2030!

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, zhvilloi sot (8 korik) një takim me ambasadorin e ri të Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades Ventura.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe mes dy vendeve, duke vlerësuar lart mbështetjen e vazhdueshme të Spanjës për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

“Vlerësojmë mbështetjen pakursyer të Spanjës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda vitit 2030”, u shpreh Balla, duke shtuar se kjo është një dëshmi e fortë e besimit dhe partneritetit të ngushtë mes dy vendeve.

Ministri nënvizoi gjithashtu rritjen e ndjeshme të numrit të turistëve spanjollë që vizitojnë Shqipërinë, si dhe shtimin e interesit të bizneseve spanjolle për tregun shqiptar.

“Këto janë tregues të qartë të hapave të mëdha që po hedh Shqipëria dhe rritjes së besueshmërisë së saj ndërkombëtare”, theksoi ai.

Takimi u zhvillua në një klimë miqësore dhe konstruktive, duke konfirmuar angazhimin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.