• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla: Politikanët të arrestohen vetëm në flagrancë! Mungesa e vendimeve nga GJK, përgjegjësi e Kuvendit

by A R
12/02/2026 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar socialist, ka folur për “Real Story” pezullimin e ministres Belinda Balluku dhe funksionimin e Reformës në Drejtësi.

Ai theksoi se Shqipëria sot ka një sistem ku hetimet e SPAK-ut nuk pengohen dhe se politikanët arrestohen vetëm në raste flagrante.

Balla theksoi se mungesa e vendimeve nga Gjykata Kushtetuese ka krijuar një “ngërç kushtetues”, duke theksuar se përgjegjësia fillon tek Kuvendi që nuk ka zgjedhur anëtarin e nëntë të Gjykatës.

Ai shtoi se Shqipëria ka bërë progres të madh në drejtësi, duke mundësuar hetime edhe ndaj figurave të larta, si presidentë, kryeministra dhe zëvendës-kryeministra, një situatë që 10 vite më parë ishte e paimagjinueshme.

Ndryshe nga juristi Bledar Dervishaj, i cili ka pohuar se SPAK po vepron si një parti politike, Taulant Balla mendon ndryshe.

Ai e konsideroi Reformën në Drejtësi si një arritje të Partisë Socialiste në mbrojtjen e shtetit ligjor.

Pjesë nga intervista:

Sokol Balla: Në rastin konkret e kishte dërguar kryministri nuk ishte ministri, nuk ishte kryetari i bashkisë, nuk ishte nje deputet apo jo? Pra e kishte dërguar kryeministri dhe Gjykata Kushtetuese nuk merr vendim për një çështje që siç u tha dhe siç ata vetë e shkruan, 8 binin dakord që ka një problem dhe nuk patën këllqe për të marrë nje vendim. A nuk patën, a ia prenë dikujt rrugës kjo është çështje tjetër por nuk po futemi tek ajo. Por ideja është që ne nuk kemi Gjykatë Kushtetuese sot! Kjo edhe për faj të Kuvendit sepse nuk ka zgjedhur anëtarin e nëntë sepse që ktu fillon përgjegjësia. E megjithatë do të flasim tek pjesa tjetër e pushtetit gjyqësor, ajo më konkretja që duket që ka një përplasje të fortë. Bledar Dervishi një nga juristët mund të themi më të shquar dhe më të paanshëm sepse duke pasur parasysh që ai ka punuar për presidentin Meta.

Taulant Balla: Po, e kemi pasur përballë disa herë në Gjykatë Kushtetuese.

Sokol Balla: E keni pasur përballë disa herë në Gjykatë Kushtetuese për çështje të ngjashme

Taulant Balla: Për çështjen e shkarkimit të Presidentit të Republikës

Sokol Balla: Po dhe ai pak ditë më parë në Real Story tha se SPAK po vepron si një parti e vërtetë politike. A është kjo një përshtypje që e keni dhe ju?

Taulant Balla:  Jo, unë jam kundër këtij perceptimi edhe pse i bashkohemi konstatimit tjetër që shpresa e vetme e opozitës në Shqipëri është SPAK-u. por ama jo si shpresë në kuptimin se ata që e atakojënë ditë për ditë SPAK-un është opozita. Përfaqesuesit më të lartë të tyre, duke e nisur nga ai që zë pozicionin kryesor ku dy herë në javë nga ora 9 e gjysmë e mengjesit e deri në 10 të mëngjesit tek hyrja e Prokurorisë së Posaçme. Sulmon prokurorë dhe gjyqtarë për të cilët ka vlerësim maksimal. Para se të vija sot në këtë bisedë së bashku këtu kisha një takim me disa studentë me të cilët unë diskutova se a ishte e imagjinueshme për Shqipërinë 10 vite më parë qe para drejtësië mund të kishe presidentë, kryeministra, zëvëndës- kryeministra? Kjo ishte e paimagjinueshme! Kush e mundësoi këtë? Mazhoranca socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Një mazhorancë me numra të ndryshëm. E kemi filluar dikur me 65 pastaj shkuam 74 e ndërsa sot jemi 83.  Nuk duhet harruar kjo. Një gjë besoj që biem të gjithë dakord Sokol…unë nuk di që të kesh dëgjuar ndonjëherë Edi Ramën, mua si kryetar grupi apo drejtues të tjerë të Partisë Socialiste të etiketojnë SPAK-un në forma sulmi. Gjëja që unë mendoj se ngrihet si shqetësim që nuk është shqetësimi im dhe as i Partisë Socialiste është shqetësimi i Këshillit të Europës, i atyre që monitorojnë Shqipërinë për çështjen e të drejtave të njeriut ku ne e kemi renditur veten në një listë të zezë ndoshta të dytët në Europë, në mos gaboj pas Bjellorusisë madje për fat të keq mbi Turqinë përsa i përket numrit të personave të ndodhur në paraburgim.

Sokol Balla: Në rreshin më të shëmtuar të mundshëm…

Taulant Balla: Kjo gjëja duhet adresuar. Unë e kam thënë shumë vite më parë kur shkruhej Reforma në Drejtësi, dëshmitarët janë, duhet të jetë shumë e qartë që politikani arrestohet për pagjykim përfundimtar vetëm në kushtet e flagrancës.  Për shëmbull je duke e drejtuar makinën dhe shkakton një aksident me pasojë humbje jete apo një vrasje, kjo padyshim dhe në ktë rast përcaktohet në rregulloren e Kuvendit 119 në mos gaboj që njofton menjëherë Kuvendin mblidhet brenda 48 orëve dhe jep autorëzimin dhe vazhdon puna. Në pjesën tjetër duhet të prevalojë kontrata qytetare. Pra ti je i zgjedhur sepse pyetja që ndodh dhe në fakt këtë e bëja shpesh rreth 10-15 vite më parë…cfarë ndodh nëse del i pafajshëm? Gjithë këto vite mungese në shërbimin tonë publik.

Sokol Balla: Politikanit i bëhet gjyqi publik njëherë, perceptimi publik

Taulant Balla: Prandaj nuk e imagjinoja, sepse ti je njohës po aq i mirë si unë. Imagjinoni që Silvio Berlusconi edhe pse e thonë që Italinë nuk duhet ta marrim për shembull unë Italinë e dua shumë, imagjinoni që Silvio Berlusconi për 200 çështje penale…

Sokol Balla: Po ndoshta ka dikush qef që shembull të marrim Greqinë

Taulant Balla: Berlusconi për 200 çështje penale sa ka pasur, të secilën prej tyre të kishte bërë një paraburgim edhe mos harroni që ka pasur çështje të forta…

Sokol Balla: Sensitive…

Taulant Balla: Mos harroni Andreotti i cili edhe pse i dënuar në një fazë, mbani mend ka qenë një nivel që ishte i dënuar me 35 vjet burg dhe në fund vdiq pa e kryer atë dënim por ndoshta nuk e marrim si shëmbull. Unë ju kam lodhur me Rumaninë por por e përmend edhe një herë të fundit. Në Rumani ka ndodhur e njëjta gjë që po ndodh në Shqipëri. Gjërat atje ndodhën me një 10 vjeçar përpara. 93% e atyre që u ngrit akuza apo dhe u arrestuan dolën të pafajshëm në vendimin përfundimtar të gjykatës.

Next Post
Aksionet e fundit të qeverisë/ Frrok Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

“Drejtësia të veprojë”, Çupi: Kur Berisha proteston, ka për qëllim të vrasë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In