• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla: Policia Rrugore nuk e bën më “syrin qorr” për asnjë shkelje të rregullave të qarkullimit

by A R
02/07/2024 14:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Taulant Balla me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale është shprehur se duhet të rritet siguria dhe respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.

Ai ka deklaruar se policia nuk do të tolerojë më asnjë rast të shkeljes së rregullores.

Balla ka vlerësuar punën e Policisë Rrugore në Tiranë, ku tha se gjatë javës së fundit ka konstatuar 15 mijë shkelje rrugore

Postimi i plotë:

Policia Rrugore duhet të rrisë vigjilencën në gjithë territorin e vendit për të garantuar më shumë siguri dhe respektim të rregullave të qarkullimit rrugor. Qytetarët me të drejtë denoncojnë dhe as ligji nuk toleron automjete me xhama të errësuara. Policia Rrugore nuk e bën më syrin qorr në këto raste, as veshin e shurdhër ndaj zhurmave e normave të palejueshme të shpejtësisë dhe xhirimit të gomave në qendrat e banuara. Neglizhenca dhe heshtja bashkëfajtore me të fortët e lagjes dhe mosreagimi i forcave të rendit ndaj denoncimeve të qytetarëve, janë rreshtim i policisë kundër tyre, kundër shtetit. Fenomenet e drejtimit të mjetit pas përdorimit të alkoolit apo lëndëve narkotike, janë burimi dhe shkak kryesor aksidentesh. E vlerësoj angazhimin e Policisë Rrugore Tiranë e cila gjatë shtatë ditëve të fundit ka konstatuar 15 mijë shkelje rrugore, ndër to dhe shumë raste të këtij fenomeni. Presim më shumë rezultate.

/a.r

Next Post
“Shtëpinë ia goditën me antitank dhe…”, Lul Berisha del para gjykatës në Spanjë: Mos më ekstradoni, kam frikë…

"Shtëpinë ia goditën me antitank dhe...", Lul Berisha del para gjykatës në Spanjë: Mos më ekstradoni, kam frikë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com