• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla përshëndet marrëveshjen në Kosovë: Mundëson vijimin e punës në rrugën e integrimeve europiane

by A R
02/02/2020 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka bërë një urim të veçantë për krijimin e qeverisë së re të Kosovës.

Balla ka uruar udhëheqësit e VV dhe LDK që bënë të mundur që 2 shkurti 2020 ta gjejë Kosovën me një marrëveshje kuptimplotë për qeverinë e re dhe vijimin e menjëhershëm të punës në rrugën e integrimeve europiane.

Gjithashtu Balla ka postuar dhe një video të veçantë të 30 viteve më parë më 2 shkurt 1990 ku shihet profesor Anton Çeta me qindra profesorë, studentë, aktivistë, njerëz të artit e kulturës që mblidhnin në fusha e sheshe të mëdha popullin në çdo cep të Kosovës për të pajtuar ata që ishin në gjak mes tyre, për t’u bërë miq e vëllezër.

Në videon e postuar nga Balla në mes burrave në shesh spikat heroi kombëtar Adem Jashari.

“Sot 30 vite më parë, më 2 shkurt 1990, me nismën e profesorit Anton Çeta dhe të studentëve të Universitetit të Prishtinës, nisi në Kosovë aksioni i madh i pajtimit të gjaqeve. Me në krye Anton Çetën, qindra profesorë, studentë, aktivistë, njerëz të artit e kulturës mblidhnin në fusha e sheshe të mëdha popullin në çdo cep të Kosovës për të pajtuar ata që deri dje ishin në gjak mes tyre, për tu bërë miq e vëllezër. Heronjtë e këtij aksioni kombëtar, padyshim ishin ata që falnin. Ndiqni në këtë video fjalët e mençura të Anton Çetës që 30 vite më parë fliste për integrimin e Kosovës në familjen europiane, ku mes burrave në shesh spikat heroi kombëtar Adem Jashari”-, theksoi Balla.

“Urime udhëheqësve të VV dhe LDK që bënë të mundur që 2 shkurti 2020 ta gjejë Kosovën me një marrëveshje kuptimplotë për qeverinë e re dhe vijimin e menjëhershëm të punës në rrugën e integrimeve europiane”-, përfundoi ai..

/a.r

Next Post
I mori jetën gruas dhe la jetimë tre fëmijët, kush është 45-vjeçari nga Durrësi

Vrau gruan me thikë në Durrës, dorëzohet në polici Lulzim Cuku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com