• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla: Për Bashën kanë ardhur letërporosi nga SHBA dhe Skocia

by Java News
05/03/2019 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, tha në “Report Tv” se dy letër porosi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Skocia, kanë mbërritur në Prokurorinë Shqiptare sa i përket një hetimi që po kryhet në të paktën tre shtete sipas tij, ndaj Lulzim Bashës për çështjen e lobimit rus në financimit e fushatës elektroale të PD-së nëzgjedhjet parlamentare të 2017-ës.

I ftuar në emisionin ’45 minuta’ në Report Tv, deputeti socialist tha se janë duke u kryer hetime në SHBA, Skoci dhe në ishujt Belize.

“Prej 16 shkurtit transmetohet direkt nga protesta apo selia e PD për televizionin shtetëror rus, nuk di se sa rëndësi paska për qeverinë ruse zyrtare, median zyrtare ruse, protesta e opozitës në Shqipëri. Ka pasur një akuzë, unë kam qenë i drejtpërdrejtë asokohe, në emër të PS-së, për një skenë financimi të dyshimtë me shumë para 650 mijë dollarë, në interes të Bashës, në dëm të Shqipërisë. Një akuzë që sot është në hetim, dhe për shkak se është në hetim kam mbyllur gojën për të pritur rezultatet e hetimit. Ky është një hetim që përfshin një skemë financimi të dyshimtë, me burime që vijnë nga Rusia, me oligarkë rusë, sipërmarrës rusë, që janë financuar nga shteti përmes punëve publike në vendin përkatës, dhe që një pjesë të këtyre financimeve janë gjetur përmes kompanive guackë, të kenë financuar lobimin kundër Shqipërisë. Ky interes i dyshimtë rus për protestën e Bashës, Kryemadhit dhe Berishës, është i dyshimtë. Sot nëpër Evropë mund të ketë pasur protesta me shumë më shumë pjesëmarrje, që media ruse të transmetonte protestën me 1500 vetë të opozitës. Për këtë çështje kanë ardhur dy letër porosi në Prokurori, nga SHBA dhe Skocia. Po presim nga prokuroria letër porositë për ndikimin rus, financimin rus të Bashës në vitin 2017, jam i sigurt që letërporositë kanë ardhur. Por nuk po flasim sepse kur heton prokuroria politika hesht“, tha Balla.

I pyetur nga gazetari dhe moderatori Denis Minga, se sa vende janë të përfshira në këtë hetim, Balla përgjigjet:

“Hetimi që përfshin edhe Lulzim Bashës për historinë e kompanisë guackë është një hetim që zhvillohet njëkohësisht në tre shtete të paktën, për të mos thënë edhe në Belize, vendi i një prej kompanive offshore. Një shërbim që është kryer në favor të porositësit Basha në Tiranë, kemi një kompani të hapur për këtë transkaksion “Biniata Trade” në Skoci, dhe një shërbim të kryer në SHBA. Për SHBA ky është një krim federal që hetohet nga byroja federale e hetimit,. Nuk dua të bëj komente sa kohë janë duke u bërë hetime, ne rezervohemi për të vijuar akuzat publike, kemi plot informacione”,theksoi Balla.

Balla e akuzuar edhe më herët liderin demokrat për transferta të paligjshme, pa asnjë deklarim që PD ka bërë për llogari të lobistëve të saj përpara zgjedhjeve të 25 qershorit 2017. Sipas kryetarit të grupit socialist, lobimi i dyshimtë i Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes kompanisë Muzin Capitol Partners, po hetohet nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë. Është zbuluar se paratë për shërbimet ndaj PD kompania e lobingut i ka marrë nga “Biniatta Trade LP”, e cila rezulton të jetë kompani “fantazëm”.

/a.rada

Next Post
Grand Prix i “Formula Elektrike” në 2020 do të zhvillohet në Londër

Grand Prix i "Formula Elektrike" në 2020 do të zhvillohet në Londër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In