• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla: PD refuzon dialogun sepse ka frikë Vettingun. Zgjedhjet më 18 qershor

by Java News
20/04/2017 21:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Taulant Balla thotë se opsionet e opozitës për të dalë nga kriza shteron me kalimin e ditëve. Duke folur në Top Story këtë të entje, ai akuzoi Partinë Demokratike se po refuzon dialogun.

“Përpjekja jonë e karakterit politik për t’i kërkuar KQZ që t’i japim një mundësi tjetër për të bërë të mundur regjistrimin e tyre për zgjedhjet ishte një mesazh për të vijuar dialogun. Edhe ajo çfarë ndodhi sot dhe dje në Kuvendin e Shqipërisë është në të njëjtën linjë për të krijuar dhe patur një paketë çështjesh për të negociuar”, tha ai.

Në cilësinë e kryenegociatorit të socialistëve, Balla kritikoi edhe qëndrimin e mbajtur nga Presidenti i Republikës.

“Ne na duhet një President që të kishte mundësinë të thërriste në kohë partitë politike për të diskutuar një sërë çështjesh të rëndësishme, si të reformës zgjedhore, ashtu edhe për reformën në drejtësi që është gurthemeli i ecurisë europiane të vendit tonë. Presidenti duhet të jetë një President që duhet të ketë kompetencën dhe dëshirën për të ulur partitë politike sa herë që Shqipëria ka nevojë për dialog. Do të ishte mirë që ta kishte luajtur këtë rol. Ne nuk kemi kushte për t’u ulur në dialog. Kushti i vetëm është respektimi i Kushtetutës. Ne duam dialog”, tha Balla.

Deputeti socialist shtoi se mazhoranca nuk dëshiron që zgjedhjet të zhvillohen pa opozitën, por u shpreh i bindur se ato do të mbahen më 18 qershor.

“Shqipëria ka një Kushtetutë dhe më 18 qershor do të zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri”, tha ai.

Balla komentoi edhe paralajmërimin e Lulzim Bashës për përshkallëzimin e protestës.

“Angazhimi ynë është bërë e qartë që duam të kemi një proces dialogu. Duhet të çojmë përpara Vettingun se është kushti themelor për të ecur përpara Shqipëria në procesin e integrimit. Shqiptarët nuk kanë nevojë që dikush t’u bllokojë rrugën. Kush bllokon vettingun është kundër vendeve të punës. Shqiptarët kanë nevojë për vende pune dhe rritje ekonomike. Reforma në drejtësi ndikon edhe tek ekonomia dhe rritja ekonomike. Apeli im për opozitën është që kemi nevojë për dialog dhe jemi të hapur të diskutojmë, të gatshëm të dialogojmë dhe përmes tij mund të gjejmë zgjidhje, por gjithmonë sipas parimeve kushtetuese”, u shpreh Balla.

Lidhur me votimin elektronik, që është një prej kërkesave të opozitës, Balla la të kuptohej se është e pamundur që të realizohet.

“Përmendja e këtij kushti 59 ditë para zgjedhjeve është…. OSBE na ka thënë që nuk ka vend që e ka bërë në më pak se dy vjet dhe pa bërë më parë një projekt pilot, jo më të themi që ne e bëjmë në më pak se 60 ditë”, deklaroi deputeti socialist.

Ai kërkoi sërish nga opozita që të rikthehet në Kuvend dhe të votojë Vettingun, ligj që ka kaluar edhe Gjykatën Kushtetuese.

“Sali Berisha dhe Lulzim Basha kanë frikë nga vettingu dhe nga rezultati i zgjedhjeve”, u shpreh ai.

c.a

Next Post
Berat, zjarr në konviktin e shkollës profesionale, nuk ka të lënduar

Berat, zjarr në konviktin e shkollës profesionale, nuk ka të lënduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata Speciale shtyn vendimin për ish-krerët e UÇK, kërkohen edhe 60 ditë shtesë nga trupi gjykues

“Heronj kombëtarë”- BBC dhe CNN raportojnë për aktgjykimin ndaj drejtuesve të UÇK-së dhe vlerësojnë figurat e tyre!

September 16, 2026
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë: Më 4 prill përfundojnë dëshmitë ndaj ish-krerëve të UÇK

PDK kundër SHBA dhe Britanisë: Dikur e lartësonit Thaçin, sot na thoni pranojeni vendimin

September 16, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

Pse u dënua Hashimi?

September 16, 2026
Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

Plumb në dorë pas një konflikti! Plagoset 50-vjeçari në zonën e Vollgës

September 16, 2026
Shtohen zërat për shpërbërjen e Speciales, Këshilli Shqiptaro-Amerikan dënon vendimin për 4 ish-krerët e UÇK

Shtohen zërat për shpërbërjen e Speciales, Këshilli Shqiptaro-Amerikan dënon vendimin për 4 ish-krerët e UÇK

September 16, 2026
AI trondit tregun e medias në Britani të Madhe, shkurtohen mbi 220 vende pune

AI trondit tregun e medias në Britani të Madhe, shkurtohen mbi 220 vende pune

September 16, 2026
Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK, kreu i PDK: Ditë e turpit për drejtësinë ndërkombëtare

Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK, kreu i PDK: Ditë e turpit për drejtësinë ndërkombëtare

September 16, 2026
Lokal në Tiranë dyshohet se përdorej për drogë dhe lojëra fati, arrestohet pronari (EMRI)

Lokal në Tiranë dyshohet se përdorej për drogë dhe lojëra fati, arrestohet pronari (EMRI)

September 16, 2026
Pensionistët italianë zgjedhin Shqipërinë: Në Itali pensioni nuk më mjaftonte për një jetë dinjitoze

Pensionistët italianë zgjedhin Shqipërinë: Në Itali pensioni nuk më mjaftonte për një jetë dinjitoze

September 16, 2026
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, reagon Londra: Vendimi të mos përdoret për të ndezur tensione

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, reagon Londra: Vendimi të mos përdoret për të ndezur tensione

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com