Gazetari i njohur i Top Channel Sokol Balla ka folur për herë të parë përpara opinionit public që pas transmetimit të videos intime të tij. Duke iu drejtuar shqiptarëve, gazetari Balla bëri të ditur se që pas publikimit të videos, nga persona që ai i quajti terroristë kibernetikë, ka nisur beteja e tij ligjore për shkeljen e privatësisë.
Balla u shpreh se për një kohë të shkurtër emisioni i tij Top Story por edhe ai vetë nuk do të jetë present në television. Teksa vlerësoi nisjen e hetimeve nga ana e autoriteteve shqiptare, Balla tha se ka bërë padi penale për autorët e publikimit të videos në fjalë.
“Gjatë këtyre ditëve jam ndjerrë mirë nga mbështetja e shoqërisë shqiptare, dhe kjo do të thotë se kemi një shoqëri të hapur. Këto ditë që nuk do të jem në ekran, do të jem pranë familjarëve. Këto ditë do të luftoj për të drejtën time. Nuk e di nëse unë do t’i fitoj të gjitha këto beteja, por le të shpresojmë që unë do të jem viktima e fundit e shkeljes së privatësië së individit.” tha gazetari
Publikimi i videos intime të gazetarit të njohur solli reagime të shumta në opinionin public, ku pjesa më e madhe e analistëve dhe shoqërisë shqiptare shprehën mbështetjen e tyre për gazetarin duke e cilësuar këtë si një skandal të shkeljes së privatësisë.
Redaksia Online
(Javanews.al)









