• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla: Nxis djemtë e vajzat që të zgjedhin për t’u bërë oficerë të Policisë së Shtetit

by A R
06/12/2023 11:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në kuadër të takimeve për Paketën e Sigurisë në Shkolla, ishte në gjimnazin “Asim Zeneli” në Gjirokastër. Gjatë bashkëbisedimit me stafin pedagogjik e nxënës së shkollës së mesme, ministri i ftoi të rinjtë të aplikojnë për t’ju bashkuar Policisë së Shtetit.

“Fakti që në këtë gjimnaz kanë dalë dhe dy prej korifenjve të letërsisë shqiptare, duhet t’ju nxitë edhe më shumë ta mbani lart emrin e kësaj shkolle tepër të rëndësishme për arsimin shqiptar. Vitin tjetër ne do të kemi mundësi të pranojmë në Akademinë e Sigurisë, pra në Universitet, të studioni për t’u bërë oficerë të Policisë së Shtetit. Përfitoj nga rasti që të nxis djem e vajza që vitin e ardhshëm kur të vendosni që cilat degë do të zgjidhni, jam i sigurt që veç Juridik, Ekonomik apo Mjekësi, besoj të zgjidhni edhe për tu bërë oficerë i Policisë së Shtetit, sepse kemi shumë nevojë edhe këtu në Gjirokastër”, u shpreh Balla.

Kryetari i bashkisë Flamur Golemi tha se gjimnazi “Asim Zeneli” është model, jo vetëm nga infrastruktura, por edhe vetë nxënësit. Ai shtoi se janë në kontakt me Policinë lokale, për ta shtrirë monitorimin edhe në pjesën e brendshme të shkollave, për ti patur sa më të sigurta.

Ministri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit prezantuan disa pika të Paketës, për të garantuar një nivel tjetër sigurie pranë institucioneve arsimore në gjithë vendin.

“Fenomeni i shpërndarjes së lëndëve narkotike, ka në një shqetësim të prindërve për këtë gjë apo jo. Do të shtoja vetëm diçka tjetër, janë dhe disa institucione të tjera të përfshira si Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, i cili ka për detyrë të kontrollojë higjienën brenda shkollës apo dhe brenda perimetrit të sigurisë, qoftë te operatorët publikë apo privatë që frekuentohen. Por lidhet dhe me një dimension tjetër, një problematikë që prindërit e kanë shqetësim, është dhe përdorimi i alkoolit. Ju e dini që në Shqipëri nuk lejohet përdorimi i alkoolit për shtetasit nën 18 vjeç, dhe ISSH duhet të kontrolloj dhe në secilën prej njësive të tregtimit për gjatë perimetrit të sigurisë dhe jo vetëm”, nënvizoi më tej ministri Balla.

/a.r

Next Post
U kap në Rinas sapo erdhi nga Mynihu, detaje nga arrestimi i Jamarbër Malltezit

Jamarbër Malltezit i vjen goja nga shtëpia, sulmon Ballën: Një zëdhënës për të gjithë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

April 7, 2026
7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

April 7, 2026
Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

April 7, 2026
Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

April 7, 2026
Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

April 7, 2026
Ministri Hoxha, me studentët në Durrës: Rruga e Shqipërisë drejt BE, e pandashme nga angazhimi i të rinjve

Ministri Hoxha, me studentët në Durrës: Rruga e Shqipërisë drejt BE, e pandashme nga angazhimi i të rinjve

April 7, 2026
Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

April 7, 2026
Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

April 7, 2026
Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

April 7, 2026
Nga trashëgimi në motor ekonomik, ministri Gonxhja prezanton skemën e transformimit të 523 kullave në Veri të vendit në asete të turizmit malor

Nga trashëgimi në motor ekonomik, ministri Gonxhja prezanton skemën e transformimit të 523 kullave në Veri të vendit në asete të turizmit malor

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In