• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla: Nuk do lejojmë shkeljen e afateve për kryerjen e punëve publike

by A R
23/09/2017 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i shoqëruar dhe nga kryetari Bashkisë Elbasan Qazim Sejdini, zhvilluan një takim me banorët e Broshkës, lidhur me shqetësimin e tyre për ecurinë e ngadaltë të punimeve për ndërtimin e urës mbi lumin Shkumbin, që bën të mundur lidhjen e këtij fshati me pjesën tjetër të Njësisë Administrative dhe me aksin nacional Elbasan-Peqin.

“Nisi para një viti, populli mezi e priti, por tani po prishet koha dhe këtu nuk punohet më. Do vijë puna dhe do te thonë s’kemi ç’ti bëjmë natyrës. Pse me dy punëtorë bëhet kjo?”, tha Balla.

“Për ne kjo urë nuk është vepër, por kryevepër. Ura ekzistuese ka marrë jetë njerëzish me ato telat e varur, por natyra bëri që ato tela të këputeshin dhe sot të vijmë deri këtu. Kjo urë i ka të gjitha këtu, zhavorrin, rërën, të gjitha këtu, pra këta jo vetëm duhet ta kishin mbaruar, por të na kishin marrë përsipër edhe një rrugë, t’i hidhnin ca zhavorr, për ta ndihmuar këtë fshat”, u shprehën disa prej banorëve.

Nisur nga fakti i ndërtimit të kësaj ure e cila ka kaluar çdo afat të vendosur, deputeti Taulant Balla gjeti rastin të kërkojë ndryshimin e mënyrës së lidhjes së kontratave dhe tenderimit te objekteve të rëndësishme.

“Jemi shumë të shqetësuar për punimet e deritanishme të kompanisë dhe ky është një rast i cili nga qeveria jonë do të adresohet për të ndryshuar tërësisht mënyrën e lidhjes së kontratave, për mënyrën e tenderimit të objekteve të rëndësishme, sepse çdo objekt e ka një afat dhe tejkalimi i këtij afati është në dëm, qoftë të cilësisë së punimeve, sepse nuk mund të bësh një këmbë ure sot dhe një pas 6 muajsh dhe sa të bëhet këmba e fundit, e para është rrëzuar.

Kemi marrë të gjitha garancitë nga kjo kompani dhe sigurisht do të ushtrojmë të gjithë kontrollin që na jep ligji në mënyrë që 31 Tetori të jetë afati i fundit i dorëzimit të kësaj vepre në mënyrë që banorët e zonës të jenë përfitues të këtij investimi kaq të rëndësishëm.”

Sejdini theksoi edhe të tjera investime që kanë nisur në këtë zonë.  “Në Papërr do të ketë edhe dy ura të tjera, ura beli, që sipas të gjitha gjasave do të përfundojnë para kësaj ure. Paprri është njësia vendore që ka marrë më shumë investime në Bashkinë e Elbasanit, jo rastësisht, i ka pasur nevojë të kahershme, nevoja të cilat ne arritëm t’i plotësojmë dhe do vazhdojmë investimet në pjesën tjetër të kësaj njësie administrative duke ecur paralelisht edhe me njësitë e tjera administrative që edhe ato kanë marrë investime shumë të fuqishme”.

Ura ekzistuese në fshatin Broshkë u shemb në Janar të vitit 2016 nga prurjet e shumta të lumit Shkumbin. Kjo nuk ishte e vetmja emergjencë me të cilën u përball Bashkia e Elbasanit dhe Qeveria Shqiptare në atë periudhë. Situata e pazakontë e motit bëri që disa ura të shemben dhe disa të tjera të dëmtohen duke kërkuar ndërhyrje urgjente./a.m.

Next Post
VIDEO/ Rama në OKB: Pavarësia e Kosovës u shndërrua në “rrip sigurimi” për rajonin

Rama takon Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, fokusi te Kosova dhe siguria e rajonit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Greqia nuk gjen qetësi, lëkundet nga një tjetër tërmet i fortë

Tërmet në Itali/ Dy lëkundje të njëpasnjëshme, banorët dalin në rrugë të frikësuar

January 13, 2026
Netët gjysmëfinale të Eurovision 2026, zbulohet data kur do të konkurrojë Shqipëria

Netët gjysmëfinale të Eurovision 2026, zbulohet data kur do të konkurrojë Shqipëria

January 13, 2026
Nga e diela ulen reshjet/ Kreu i Emergjencave Civile: Nisim rehabilitimin e argjinaturave të dëmtuara

Ç’po ndodh me përmbytjet? Çako: Jemi në fazë menaxhimi, bilanci do bëhet në ditët në vijim

January 13, 2026
Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?

Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?

January 13, 2026
Financimi i Kuvendit të Rithemelimit / Pas Këlliçit paraqitet në SPAK një tjetër zyrtar i PD

Financimi i Kuvendit të Rithemelimit / Pas Këlliçit paraqitet në SPAK një tjetër zyrtar i PD

January 13, 2026
UNESCO propozon projekt të posaçëm për mbrojtjen e shkrimit me dorë, mësueset: Fëmijët po humbasin identitetin

UNESCO propozon projekt të posaçëm për mbrojtjen e shkrimit me dorë, mësueset: Fëmijët po humbasin identitetin

January 13, 2026
Paralajmërimi i Trumpit, reagon Pekini: Luftërat tregtare nuk nxjerrin asnjë fitues

Paralajmërimi i Trumpit, reagon Pekini: Luftërat tregtare nuk nxjerrin asnjë fitues

January 13, 2026
Samiti në Abu Dhabi, Rama: Presidenti Zayed Al Nahyan, mik i madh i Shqipërisë

Samiti në Abu Dhabi, Rama: Presidenti Zayed Al Nahyan, mik i madh i Shqipërisë

January 13, 2026
“Në PD kanë hall derisa të ikësh, po ike të thërrasin edhe për bisedime…”/ Salianji i prerë: Nuk largohem!

“Në PD kanë hall derisa të ikësh, po ike të thërrasin edhe për bisedime…”/ Salianji i prerë: Nuk largohem!

January 13, 2026
VIDEO/ Rama e nis ditën me flotën e re të policisë së shtetit

VIDEO/ 113-vjetori i Policisë së Shtetit, Rama: Në shërbim të vendit dhe qytetarëve çdo ditë

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In