• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla nga Lushnja: Berisha-Meta, simbole të tradhëtisë ndaj Shqipërisë!

by
25/11/2022 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lushnja, ku mori pjesë në një dëgjesë publike të Bashkisë, Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, shigjetoi dy liderët e opozitës, Berisha dhe Meta të cilët i konsideroi tradhëtare kombëtare, referuar këtu vendimit të kryedemokratit për të mbajtur proteste në ditën kur në Tiranë zhvillohet Samiti i rëndësishëm I liderve të BE.

Sali Berisha dhe Ilir Meta sot janë personifikimi me tipik i atyre që sa herë u është mundëisa e kanë tradhëtuar Shqipërinë, sa herë kanë pasur mundësi e kanë dëmtuar dhe i dëmtojnë interesat e Shqipërisë. Më thoni ju mua, se si do të ishte, psh kemi Samitin e 6 dhjetorit, Samiti më i madh që zhvillohet ndonjëherë në shqipëri, nuk ka ndodhur në historinë tonë që ne të kemi 27 krerët e vendeve të Bashkimit Europian plus edhe 5 udhëheqëist e 5 vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor që të mblidhemi të githë në Tiranën tonë për të diskutuar natyrshëm anëtarësimin e e vendeve të Ballkanit Peëndimor në familjen europian, heqjen e vizave për Kosovën ,sanksionet dhe mastaj e tjera kundër Rusisë dhe në Shqipëri, ajo që ka mbetur nga partia demokratike bashkë me partinë e lekëve, bëhen bashkë kundër kujt?, kundër Shqipërisë, kundër BE-së, sepse shqiptari nuk e ka zakon që ta presi mikun me këmbët e para.

Shqiptari e ka zakon që të hapi derën, ta respektojë dhe në fakt respekti nuk është vetëm i qeverisë, respekti është i çdo shqiptari dhe çdo shqiptareje, sepse i ka ardhur miku në derë të shtëpisë. Dhe thirrja ime sot pë rata pak demokratë të Lushnjes që ende vazhdojnë tu shkojnë symbyllurazi Sali Berishës nga mbrapa është që ju lutem mos ja bëni Shqipërisë këtë dëm, mos ja vini Shqipërisë një turp që nuk i takon. Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë marrë nga Shqipëria çfarë kanë dash, kanë mar poste, pozicione poste, pasur, siç thoshte Saliu, Iliri ka marrë flori, nga Shqipëria, me fjalët e Saliut dhe çfarë duan më këta dy nga Shqipëria, çfarë mund tu japi më Shqipëria këtyre. Saliun e ka bërë dy herë President, dy herë Kryeministër, Ilir Metën e ka bërë Kryeminstër, President, Kryetar Parlamenti, bashkëpunëtor të sigurmit të shtetit se dhe këtë nuk e kishim marrë vesh po ja që doli edhe kjo sepse na kishte spiunuar edhe një lushnjarin tonë.E prandaj është shumë e rëndë që këta dy që janë simbolizimi i përputhjes më të madhe të formave të ndryshme të tradhetisë, se janë përputhur janë përputhur këta, dhe bëjnë mirë të shkojnë nga emisioni, jo ti prishin punë Shqipërisë.

Drejtuesi Politik i PS për qarkun Fier, Taulant Balla e konsideroi miratimin në parlament të Portit të ri të Durrësit, me rëndësi jetike, jo vetëm sesa Shqiperia kthehet kështë në një destinacion I rëndësishëm turistik për Mesdheun, por edhe një mundësi e shtuar mbi rritjen e eksporteve vendase drejt tregjeve ndërkombëtare.

Dua të shpreh kënaqësinë në fakt që me një votë shumë domëthënëse më shumë se 2/3 e anëtarëve të Kuvendit të pranishëm, ne kemi votuar dhe i kemi hapur rrugë një investimi shumë të rëndësishëm, jo vetëm për Durrësin, por edhe për Lushnjen, edhe për gjithë Shqipërinë sikurse është porti turistik i Durrësit, i cili do të jetë jo vetëm një destinacion shumë i rëndësishëm turistik në detin dhe në gjithë hapësirën e Mesdheut, por do të jëtë një mundësi e artë , për të rritur sa më shumë furnizimin e gjithë asaj hapësirë të madhe edhe me prodhimet tona të krenarisë Myzeqare, të bujqësisë të blegtorise dhe duhet të kuptojmë që porti i ri i Durrësit do ta vendosi më në fund Shqipërinë në hartën e destinacioneve më të rëndësishme turistike në Mesdhe. Kemi 30 vjet që kur shqipëria filloi transformime të mëdha demokratike, por përsa i përket turizmit duhet t’i themi të gjitha troç, vetëm qeveria e Edi Ramës, ka punuar me projekte serioze për ti dhënë Shqipërisë dhe Shqiptarëve një mundësi reale të zhvillimit dhe e vërteta është që sot turizmi është pjesa më e rëndësishme e motorrit ekonomik të vendit.

Buxhetin dhe paketën fiskale të miratuar në seancën maratonë parlamentare, Balla e konsideroi një buxhet për përballimin e luftës, për të mbrojtur drejt për së drejti ata që preken më shumë nga efektet e inflacionit të luftës, pikë së pari pensionistët.

Kemi miratuar me kolegët e grupit parlamentar të Partisë socialiste një shtesë prej gati 80 milionë dollarësh në fondin e pensioneve, për të garantuar rritjen që bëmë prej gati 10%, do të kemi aktin normative. Në ditët e para të dhetorit gjithashtu do të filloj shpërndarja e shpërblimit për festat e Vitit të ri, për të gjithë pensionistët, por një gjë do ta them me shumë krenari, se na thonë çfarë keni bërë ju për pensionistët? Ne çfarë kemi bërë ne për pensionistët, sot fondi në dispozicion, buxheti në dispozicion, për pensionet është dy herë më i lartë sesa ishte në 2013, dhe mos harrojmë që kur erdhëm e gjetëm skemën e pensioneve pothuajse të falimetuar. Larg qoftë sikur mos të ndodhte rotacioni dhe largimi i kualicioni i Sali Berishës dhe Ilir Metës, nga pushteti në vitin 2013, ne do kishim shkuar në pamundësi për të paguar pensionet. Po ashtu te skema e ndihmës ekonomike dhe pastahj përsëri flas për energjinë elektirke, se energjia elektrike është lufta më e madhe sot në Europë. Në të gjitha vendet e eurpës, flisni me fëmijët tuaj, me të afërmit tuaj kudo në europë dhe t’ju thonë se sa ka shkuar çmimi i energjisë elektrike, sesa e paguyajnë ata dhe sesa është çmimi real. Ne paguajmë sot në çdo faturë energjie elektrike rreth 70% të faturës reale të faturës të energjisë elektrike, 80% në varësi të çmimit të bursës. Kjo është një përpjekje shumë e madhe buxhetore, ne kemi vendosur gati 280 milione dollare në buxhet të cilat do të jenë mbështetja drejtpërdrejtë e qeverisë për të garantuar që asnjë familje shqiptare nuk prekte nga ndryshimi i çmimit të energjisë.

Balla vlerësoi punën e kryebashkiakes së Lushnjes Eriselda Sefa duke vlerësuar se kjo bashki tashmë ka filluar një histori të re, me investime të mëdha në infrastrukturen publike, falë edhe mbështetjes së shtuar të kryeministrit Rama.

/e.d

Next Post
FOTO/ Një nga jahtet më të bukura në botë: “Perla e zezë” ndalon në portin e Durrësit

FOTO/ Një nga jahtet më të bukura në botë: “Perla e zezë” ndalon në portin e Durrësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aktiv prej dy ditësh, vihet në kontroll zjarri në Dukat dhe në “Malin e Çikës”

Aktiv prej dy ditësh, vihet në kontroll zjarri në Dukat dhe në “Malin e Çikës”

August 22, 2026
DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

“Isha në gjendje shoku, s’e di si e kam goditur”- Vrasja e turistit portugez, zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës në Gjykatë: Më erdhi me thikë dhe unë…

August 22, 2026
I dënuar në Prishtinë për falsifikim dhe mashtrim, arrestohet i fshehur në plazhin e Durrësit kosovari, do ekstradohet!

I dënuar në Prishtinë për falsifikim dhe mashtrim, arrestohet i fshehur në plazhin e Durrësit kosovari, do ekstradohet!

August 22, 2026
IKMT s’i ndal shembjet e ndërtimeve pa leje, kryeministri Rama ndan pamjet: Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë! (VIDEO)

IKMT s’i ndal shembjet e ndërtimeve pa leje, kryeministri Rama ndan pamjet: Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë! (VIDEO)

August 22, 2026
FOTO/ Fundjava rrit fluksin e hyrje-daljeve në Kakavijë, 10 mijë persona në 24 orët e fundit! Një pjesë e tyre turistë të huaj, radhë në kufi

FOTO/ Fundjava rrit fluksin e hyrje-daljeve në Kakavijë, 10 mijë persona në 24 orët e fundit! Një pjesë e tyre turistë të huaj, radhë në kufi

August 22, 2026
Zjarre në Lezhë e Mirditë, disa vatra ende aktive! Terreni vështirëson aksionin, kritike situate në Kashnjet dhe Tenë

Zjarre në Lezhë e Mirditë, disa vatra ende aktive! Terreni vështirëson aksionin, kritike situate në Kashnjet dhe Tenë

August 22, 2026
“Ndezi 5 vatra e dogji 15 hektarë”- Piromani nuk heq dorë nga ‘vesi’, 62-vjeçari kapet përsëri duke i vënë zjarrin pyjeve të Mirditës, arrestohet!

“Ndezi 5 vatra e dogji 15 hektarë”- Piromani nuk heq dorë nga ‘vesi’, 62-vjeçari kapet përsëri duke i vënë zjarrin pyjeve të Mirditës, arrestohet!

August 22, 2026
Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

“Dollar për dollar”- Rikthehen tensionet ekonomike, Kanadaja pezullon negociatat tregtare me SHBA-të, Carney paralajmëron tarifa reciproke

August 22, 2026
Zbulohen pamjet e aksidentit tragjik në Durrës, momenti kur taksia përplas për vdekje 66-vjeçarin në trotuar! Shpëtojnë kalimtarët e tjerë

Përplasi për vdekje 66-vjeçarin në trotuar, Gjykata e Durrësit lë në burg taksistin!

August 22, 2026
BE paralajmëron: Mbyllja e ngushticës së Hormuzit do i dëmtonte të gjithë

“Ky është terror i planifikuar”- Kaja Kallas dënon Rusinë për sulmin me 16 të vrarë në Ukrainë: Sanksione më të forta!

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com