• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla, në Selanik: Kush nuk vjen të votojë në 30 Qershor, të bëjë plazh në Durrës

by A R
16/06/2019 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ishte ditën e sotme në një takim me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Selanik.

Gjatë fjalës së tij, Balla tha se edhe pse opozia nuk ka pranuar të hyjë në zgjedhje, PS ka kundërshtar më të fortë se në zgjedhjet e tjera.

“Këto zgjedhje pavarësisht se në dukje nuk kanë kundërshtar, kundërshtari ynë në këto zgjedhje është më i madh se në zgjedhjet e kaluara sepse për fat të mirë këtë herë na janë bërë të katër bashkë, edhe Saliu dhe Iliri edhe Monika dhe Luli.”- thotë Balla.

Ndër të tjera, Balla deklaroi se presidenti Meta e ka humbur të drejtën të qëndrojë në zyre dhe për shkak se ka thyer Kushtetutën ai duhet të shkarkohet nga detyra.

“Ne nuk i kishim numrat të zgjidhnim një president tjetër, por sot Ilir Meta e ka humbur të drejtën të qëndrojë në atë zyrë. Ne ia dhamë përgjigjen të enjten në Kuvend, nëse Ilir Meta u zgjdh me 87 vota, me 100 vota i thamë zoti president ke thyer parimet bazë të Kushtetutës sonë, teksa Presidenti i Republikës nuk e ka asnjë lloj të drejte, nuk figuron në asnjë paragraf, në asnjë fjalë, fjala ç’dekret dhe patjetër që ne do ta institucionalizojmë atë që paragrafi i dytë i nenit 90 të Kushtetutës sanksionon, se çfarë ndodh kur presidenti thyen Kushtetutën, presidenti shkarkohet kur shkel kushtetutën”- deklaroi Balla.

Në fjalën përmbyllëse, ai bëri thirrje kundrejt atyre që nuk i pranojnë zgjedhjet e 30 qershorit, që të mos marrin pjesë në zgjedhje, por të shkojnë të bëjnë plazh.

“Është koha për t’ju kujtuar kujdo prej atyre që u ka marrë koka erë e që mund të çojnë ndërmend të pengojnë zhvillimin normal të zgjedhjeve, nuk ka pse merr veten në qafë, nuk ka pse merr familjen në qafë. Por, nëse nuk ka deshirë të marrë pjesë në zgjedhje, le të shkojë atë ditë të bëjë plazh në Durrës. Shqipëria do votojë më 30 qershor”– përfundoi kreu i grupit parlamentar të PS-së.

/a.r

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi ditor, e Hënë 17 Qershor 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lista kuqezi, 2 talente braktisin Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut për Shqipërinë!

Lista kuqezi, 2 talente braktisin Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut për Shqipërinë!

September 24, 2026
Zjarri përfshin tokat bujqësore pranë autostradës Lushnjë-Fier, era përhap flakët!

Zjarri përfshin tokat bujqësore pranë autostradës Lushnjë-Fier, era përhap flakët!

September 24, 2026
Përfundon masa e sigurisë ndaj Vlora Hysenit, lihet në fuqi arresti shtëpiak dhe pezullimi! Ish-kreu i SHISH del nga GJKKO, nuk prononcohet për mediat!

Përfundon masa e sigurisë ndaj Vlora Hysenit, lihet në fuqi arresti shtëpiak dhe pezullimi! Ish-kreu i SHISH del nga GJKKO, nuk prononcohet për mediat!

September 24, 2026
“Po përdor postin për shantazh“- Berisha merr në mbrojtje gazetaren Lala, dënon deklaratën e Hysenit: Më vonë mund të shantazhojë edhe prokurorët

“Po përdor postin për shantazh“- Berisha merr në mbrojtje gazetaren Lala, dënon deklaratën e Hysenit: Më vonë mund të shantazhojë edhe prokurorët

September 24, 2026
Udhëtime me tren deri në 120 km/orë, ja kur përfundon rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës-Rrogozhinë

Muçaj: Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas, drejt vënies në funksion më 2027! Vorë-Hani i Hotit e Durrës-Rrogozhinë, deri më 2030

September 24, 2026
VIDEO/ Protesta te Kuvendit, policia rrethon të gjitha rrugët që të çojnë në Parlament, arrestohen disa persona!

VIDEO/ Protesta te Kuvendit, policia rrethon të gjitha rrugët që të çojnë në Parlament, arrestohen disa persona!

September 24, 2026
Drejtuesi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me 3 makina në Durrës, plagoset një këmbësor!

Drejtuesi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me 3 makina në Durrës, plagoset një këmbësor!

September 24, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Zgjedhjet e Parakohshme, tashmë janë domosdoshmëri

September 24, 2026
Alarm në SHBA, avion luftarak intercepton një avion mbi Camp David, aty ku po qëndronte Trump -

Qeveria italiane mohon raportet për sulme me dronë rusë: Nuk morëm asnjë paralajmërim

September 24, 2026
Vlora Hyseni “mbyt” Kuvendin, tri orë debate mes kampeve politike! Nga akuzat te mbyllja mes tensioneve e seancës parlamentare pas votimit

Vlora Hyseni “mbyt” Kuvendin, tri orë debate mes kampeve politike! Nga akuzat te mbyllja mes tensioneve e seancës parlamentare pas votimit

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com