• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla në prokurori: Dorëzova tabulatet, s’kam qenë në Fushë Krujë!

by Java News
04/10/2018 18:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla pasditen e sotme është pyetur për dy orë në prkurorinë e kryeqytetit në kuadër të hetimeve për rastin ‘Xhisiela’ pas denoncimit të ish-oficerit të policisë së Fushë Krujës, Emiljano Nuhu. Taulant Balla është pyetur nga prokurorja e Tiranës Elsa Miha për rreth dy orë.

Emiljano Nuhu akuzoi vëllain e deputetit se i ka vënë pistoletën në kokë, vetë deputetin Rraja, kryebashkiakun Artur Bushi dhe Taulant Ballën se ishin në mesin e 10 personave që e kërcënuan në komisariatin e Fushë Krujës në datë 21 korrik.

Por Balla ka mohuar kategorikisht se ka qenë në komisariat, po ashtu edhe personat e tjerë që janë përmendur, ndërsa ka kallëzuar penalisht jo vetëm ish-oficerin Nuhu, por edhe Bashën, gazetarin Basir Çollaku dhe dy deputetët e PD, Paloka dhe Alibeaj.

Pas daljes nga prokuroria e Tiranës, Taulant Balla në një prononcim për Report Tv është shprehur se është pyetur për kallëzimet që ka depozituar në organin e akuzës për rastin ‘Xhisiela’.

“Bëra kallëzimet ndaj Lulzim Bashës, Palokës, Emiljano Nuhut, Basir Çollakut dhe Alibeajt dhe u pyeta për paditë që bëra”, tha Balla
Ish-oficeri i Krujës, Nuhu që kërkoi azil në Zvicër pretendon se në datë 21 korrik është kërcënuar më armë në kokë për të mbyllur dosjen e hapur për akuzën e përdhunimit në ngarkim të djalit të deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rraja.

Ai akuzon se në datë 21 korrik vëllai i deputetit i ka vënë pistoletën në kokë, vetë deputetin Rraja, kryebashkiakun Artur Bushi dhe Taulant Ballën se ishin në mesin e 10 personave që e kërcënuan.

Por Nuhu, kur bëri më 30 korrik kallëzimin në Komisariatin 6 të Tiranës, duke denoncuar se ishte kërcënuar pasi po hetonte çështjen e Xhisielës, nuk i referohet aspak episodit të 21 korrikut. Kufizohet vetëm të thotë se pasditen e 30 korrikut dy kushërinj të Rexhep Rrajës, Redian dhe Ramazan Rraja, e kanë kontaktuar nëpërmjet Ëhat’s up-it, duke kërkuar ta takonin në Tiranë.

Sipas policisë që heton mbi këtë çështje, këto kërcënime me armë në të vërtetë nuk kanë ekzistuar dhe Emiljano Nuhu ka vendosur t’i shpikë ato vetëm para se të arratisej, në mes të gushtit, për ta bërë më të besueshme dhe solide kërkesën për azil politik.

ma.me

Next Post
Ish-lojtari i përfaqësueses: “Mourinho ka qenë dhe do të jetë trajneri më i mirë në botë”

Ish-lojtari i përfaqësueses: “Mourinho ka qenë dhe do të jetë trajneri më i mirë në botë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qarkullonte i armatosur me armë zjarri/ Pranga 41-vjeçarit në Fier, arrestohet dhe pasagjeri për moskallëzim krimi

Qarkullonte i armatosur me armë zjarri/ Pranga 41-vjeçarit në Fier, arrestohet dhe pasagjeri për moskallëzim krimi

February 22, 2026
Dhunuan një agjent policie dhe një qytetar gjatë protestës, nisin hetimet ndaj Flamur Nokës dhe Xhelal Mziut

Dhunuan një agjent policie dhe një qytetar gjatë protestës, nisin hetimet ndaj Flamur Nokës dhe Xhelal Mziut

February 22, 2026
Dyshohet për falsifikim, bllokohen 3100 pajisje elektronike/ Tregtoheshin pa autorizimet përkatëse

Dyshohet për falsifikim, bllokohen 3100 pajisje elektronike/ Tregtoheshin pa autorizimet përkatëse

February 22, 2026
Dëmtimi i aksit Përrenjas-Librazhd/ Stakohet linja e tensionit të lartë, shtylla do të çmontohet pasi po rrëshqet

Dëmtimi i aksit Përrenjas-Librazhd/ Stakohet linja e tensionit të lartë, shtylla do të çmontohet pasi po rrëshqet

February 22, 2026
E rëndë në familjen shqiptare në Itali, djali dhunon nënën në ditën e lindjes së tij dhe më pas zhduket

E rëndë në familjen shqiptare në Itali, djali dhunon nënën në ditën e lindjes së tij dhe më pas zhduket

February 22, 2026
Juglindja mbetet e paralizuar, rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende e bllokuar

Juglindja mbetet e paralizuar, rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende e bllokuar

February 22, 2026
Euro në minimum të ri, ekspertët: Remitancat në fillimvit po e zhvlerësojnë, presim ulje edhe gjatë sezonit turistik

Euro në minimum të ri, ekspertët: Remitancat në fillimvit po e zhvlerësojnë, presim ulje edhe gjatë sezonit turistik

February 22, 2026
Gjendet i pajetë trupi i një 25-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se është qëlluar me plumb në kokë

Gjendet i pajetë trupi i një 25-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se është qëlluar me plumb në kokë

February 22, 2026
Tirana lë pas Beogradin, aeroporti “Nënë Tereza” me rekord pasagjerësh! 300 mijë udhëtarë drejt SHBA-ve çdo vit

Tirana lë pas Beogradin, aeroporti “Nënë Tereza” me rekord pasagjerësh! 300 mijë udhëtarë drejt SHBA-ve çdo vit

February 22, 2026
Europa në prag krize? Tarifat e reja të Trump sfidojnë ligjet dhe diplomacinë

Europa në prag krize? Tarifat e reja të Trump sfidojnë ligjet dhe diplomacinë

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In