• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla në Kamëz, takohet me familjet e dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit dhe përmbytjet

by Java News
06/10/2019 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, vizitoi disa prej familjeve, banesat e të cilave janë dëmtuar nga tërmeti dhe përmbytjet, në këtë bashki.

Balla gjatë takimit me familjet e dëmtuara nga tërmeti u shpjegoi atyre vendimet e para të qeverisë për normalizimin e situatës.

“Jemi këtu për t’ju thënë se kemi përfunduar fazën e parë ku përfshihet menaxhimi i emergjencës dhe strehimi i familjeve me banesa tërësisht të dëmtuara, po ashtu verifikimi i çdo shtëpie të dëmtuar dhe të krijimit të një rregjistri të objekteve të dëmtuara realisht nga tërmeti. Dua ta nënvizoj, banesa realisht të dëmtuara nga tërmeti, për t’i prerë rrugën çdo abuzimi.

Qeveria këtë javë miratoi disa vendime shumë të rëndësishme në ndihmë të familjeve tuaja të prekura nga tërmeti prej të cilave unë do të veçoja vendimin për përjashtimin nga taksa e ndërtimit në infrastrukturë për të gjitha investimet mbi banesat e dëmtuara si pasojë e tërmetit. Qeveria do të sjellë në Kuvend Aktin Normativ për rishikimin e buxhetit të këtij viti, i cili garanton ndër të tjera edhe përdorimin e fondit rezervë për përballimin e situatës emergjente nga tërmeti.

Gjatë gjithë situatës së krijuar menjëherë pas tërmetit, Kryeministri Rama ka mbajtur kontakte me homologët e tij në Europë, duke siguruar mbështetjen e tyre në përballimin e situatës.Ne duhet të jemi mirënjohës për solidaritetin e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, plot 14 vende, duke ofruar ndihma të domosdoshme për përballimin e emergjencës. Kjo është shprehje e qartë e partneritetit dhe përkatësisë sonë në BE”, deklaroi Balla.

Sipas Ballës, iniciativa e Kryeministrit Rama për krijimin e një Fondi me kontribute nga sipërmarrja për #SHQIPËRISOLIDARE është padyshim një mundësi tjetër e domosdoshme për t’iu gjendur pranë familjeve, shtëpitë e të cilave kanë nevojë për ndërtim apo rikonstruksion.

“Asnjë familje në nevojë nuk duhet të ndihet vetëm. Është detyra jonët’ju gjendemi pranë”, tha Balla.

Gjatë vizitës në Kamëz, Balla dhe kryebashkiaku Suli inspektuan edhe punimet që ka filluar Bashkia Kamëz për pastrimin e kanaleve, ku duket qartë se në këtë bashki nuk është punuar prej vitesh.

“Kanalet e kullimit, të kthyera edhe në kanalizime të ujrave të zeza, janë të bllokuara prej vitesh. Të bllokuara nga kallamishtet dhe lloj-lloj mbetjesh të hedhura në to, duket qartë se aty nuk është vënë kurrë dorë. Kamza dhe Paskuqani kërkojnë padyshim investime të menjëhershme për kanalizimet e ujrave të zeza. Dhe për fat të mirë arritëm të bëjmë aktiv tani në Shtator një fond të Qeverisë gjermane përmes KfW prej afro 10 milionë Euro, fond i cili ishte pezull prej vitesh por që pengohej nga pa-aftësia e ish-drejtuesve të Bashkisë Kamëz. Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Kamëz shërbente deri në Shtator si tepsi për punësimin e militantëve, qofshin këta edhe rojet e SHQUP-it, por nuk kryente asnjë detyrim për abonentët. KfW kish vënë kusht shndërrimin e saj në SHA, por kush ta bënte? Luli dhe lulat e tij në Kamëz”, përfundoi Balla. /l.m

Next Post
Revista amerikane lobon Rivierën shqiptare: Panoramë që të lë pa frymë

Më shumë se 5 milionë turistë përzgjodhën Shqipërinë për këto 10 arsye

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërtimet në Theth, Buzhala: Kundërshtarët e Ramës po gabojnë sërish duke e politizuar aksionin

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

September 7, 2026
Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

September 7, 2026
Tensionet me Iranin, Trump paraqet hartën e Hormuzit si "territor të ri të SHBA-së" -

Katari: Nëse kriza e Hormuzit vazhdon bota do përballet me katastrofë industriale

September 7, 2026
Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

September 7, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Lufta në Iran, gazetari i CNN: Trump kërkon rrëzimin e regjimit, por Irani mbetet i fortë

September 7, 2026
Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

“Berisha, jo lider i gjithë opozitës”, Alibeaj: Fitoi vetëm bastin e tij duke shkelur në territorin e SHBA

September 7, 2026
Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

September 7, 2026
1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

September 7, 2026
Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

September 7, 2026
Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com