• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla në Itali: Roma vazhdon të jetë një avokate e aspiratës së Shqipërisë drejt BE

by Java News
08/08/2018 22:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka zhvilluar një vizitë në Itali, ku ishte i ftuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit “Aldo Moro” të Bari. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Sociaëiste Taulant Balla ishte i ftuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit “Aldo Moro” të Barit, ku së bashku me disa personalitete të rëndësishme akademike diskutoi mbi një sërë çështjesh të rëndësishme të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë në mënyrë të veçantë mes Shqipërisë dhe Rajonit të Pulias.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Balla thekson se një aspekt i rëndësishëm i diskutimeve ishte edhe ecuria e deritanishme e Programit të financuar nga Bashkimi Europin “Interreg IPA CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi”, një program bashkëpunimi trilateral.

Sipas Ballës ky program është hartuar në kuadër të strategjisë së Bashkimit Evropian për një zhvillim gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm. Programi IPA synon të ndihmojë vendet pjesëmarrëse në ndjekjen e qëllimeve të tyre, si forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar në Mesdhe, me qëllim të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Malit të Zi në Bashkimin Evropian.

Gjatë qëndrimit në Bari, Balla ishte i ftuar në një intervistë në edicionin qëndror të lajmeve të Telebari, ku ndër të tjera theksi i bisedës ishte forcimi i mëtejshëm ekonomik mes Shqipërisë dhe Italisë, e veçanërisht rritja e bashkëpunimit me rajonin e Pulias.

“Duhet të bëjmë më shumë për rritjen e këtij bashkëpunimi duke u përshtatur me tendencat e zhvillimeve rajonale dhe globale. Përmes korridorit të tetë Puglia dhe Italia mund të shfrytëzojnë më mirë tregjet e Ballkanit dhe më tej. Jo vetëm Shqipëria përfiton nga bashëpunimi me Pulian por edhe Pulia përfiton mjaft nga Shqipëria apo vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat janë një mundësi e mirë për t’u shfrytëzuar dhe në këtë kontekst duhen shfrytëzuar më mirë fondet europiane”, – deklaroi Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

“Isha i ftuar nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Aldo Moro” të Barit ku mu dha mundësia të diskutoja dhe të takoja personalitete të rëndësishme akademike dhe të diskutonim mbi një sërë çështjesh të rëndësishme të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë, në mënyrë të veçantë mes Shqipërisë dhe Rajonit të Pulias.

Një aspekt i rëndësishëm i diskutimeve ishte ecuria e deritanishme e Programit të financuar nga Bashkimi Europin “Interreg IPA CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi”, një program bashkëpunimi trilateral. 

Ky program është hartuar në kuadër të strategjisë së Bashkimit Evropian për një zhvillim gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm. Programi IPA synon të ndihmojë vendet pjesëmarrëse në ndjekjen e qëllimeve të tyre, si forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar në Mesdhe, me qëllim të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Malit të Zi në Bashkimin Evropian. 

“Interreg IPA CBC Itali-Shqipëri-Mal i Zi” synon intensifikimin e bashkëpunimit, duke adresuar sfidat e përbashkëta duke u fokusuar në mbështetjen e bashkëpunimit dhe të konkurueshmërisë së sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme; shftytëzimin e kapaciteteve kulturore dhe natyrale në dobi të turizmi; mbrojtja e mjedisit; dhe përmirësimi i infrastrukturave publike me qëllim rritjen e aksesit ndërkufitar.

Gjatë qëndrimit në Bari ishta i ftuar në një intervistë në edicionin qëndror të lajmeve të Telebari, ku ndër të tjera theksi ishte forcimi i mëtejshëm ekonomik mes Shqipërisë dhe Italisë, e veçanërisht rritja e bashkëpunimit me rajonin e Pulias. 

“Duhet të bëjmë më shumë për rritjen e këtij bashkëpunimi duke u përshtatur me tendencat e zhvillimeve rajonale dhe globale. Përmes korridorit të tetë Puglia dhe Italia mund të shfrytëzojnë më mirë tregjet e Ballkanit dhe më tej. Jo vetëm Shqipëria përfiton nga bashëpunimi me Pulian por edhe Pulia përfiton mjaft nga Shqipëria apo vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat janë një mundësi e mirë për t’u shfrytëzuar dhe në këtë kontekst duhen shfrytëzuar më mirë fondet europiane.

Do të vendosja theksin mënyrë të veçantë tek komunikimi me sipërmarrjet italiane, për të cilat Shqipëria është një mundësi e mirë investimi dhe ne kemi sot shumë histori suksesi sipërmarrësish pugliezë në Shqipëri. Një sektor shumë atraktiv është investimi në turizëm. Këtë vit janë me mijëra pushuesit italianë dhe pugliezë që kanë zgjedhur Shqipërinë. Cdo vit numri është në rritje. Prandaj në takim me Presidentin e FEDERALBERGHI diskutuam edhe për projekte bashkëpunimi për shkollat profesionale me drejtim turizmin.

Duhet të kemi më shumë projekte mes dy vendeve tona, ku edhe Italia duhet të jetë më aktive, nuk them vetëm Pulia por Italia në përgjithësi për të forcuar edhe më tek marrëdhënien e ngushtë mes dy vendeve tona.

Shqipëria dhe Italia kanë patur dhe kanë një raport mjaft të mirë bashkëpunimi dhe ndaj bindjen se edhe Qeveria e re italiane po vazhdon të jetë një avokate e aspiratës së Shqipërinë për anëtarësim në Bashkimin Europian. Konfirmim i këtij qëndrimi është roli i Italisë në Këshillin Europian të fund -qershorit ku Shqipëria mori datën e fillimit të negociatave”.

 

Next Post
Aksident tragjik në Itali, po shkonin në plazh, treni vret dy fëmijët para syve të nënës

Aksident tragjik në Itali, po shkonin në plazh, treni vret dy fëmijët para syve të nënës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: Samiti i NATO-s e vë Shqipërinë në prozhektorët e ndërkombëtarëve

July 8, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

“Protesta, lumë që mbledh përrenj”, aktivisti: Berisha do donte shumë të ishte aty…

July 8, 2026
Ditët e vështira ia lënë vendin dashurisë! Meri Shehu tregohet ‘dorëlëshuar’ me yjet e javës

A do e fitojë Messi Botërorin? Meri Shehu: Ka tendenca për rikthim drejt triumfit

July 8, 2026
Kush e pengon daljen e udhëheqjes së Flamingove?

“Jemi gati të ulemi me ju”, deputetja socialiste thirrje protestuesve: Keni të drejtë për disa gjëra

July 8, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, ministri Hoxha: Kemi nisur përgatitjet…

July 8, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Protesta bëri bashkë ballistët me komunistët”, Petro Koçi: Kërkesat kërkojnë reflektim…

July 8, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Samiti i NATO-s në Tiranë, ironizon Hila: Do ta presë kryeministër Gonia dhe president Tiku…

July 8, 2026
Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

July 8, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Samiti i radhës i NATO-s, Zogaj: Uroj mos të ndodhin ngjarje që të mos mbahet ky takim në Tiranë

July 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Rama e ka seriozisht reflektimin”, Rexhaj: Ka kuptuar se një pjesë e qeverisë ka mbetur pas

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In