• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Balla në Gjermani, shtyhet gjyqi me Bashën për “3.4 milionë eurot”

by Java News
20/11/2018 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

TIRANE-Shtyhet seanca në gjyqin mes kryetarit të grupit të PS, Taulant Balla dhe kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha për akuzat në lidhje me dosjen “Toyota Auris”. Në seancën e sotme nuk kanë qenë të pranishëm as Balla dhe as Basha, ndërsa janë përfaqësuar nga avokatët, raporton gazetari Arsen Rusta.

Taulant Balla ndodhet në një vizitë zyrtare në Gjermani, ndërsa përfaqësohej nga avokati që kërkoi që seanca të zhvillohet kur Balla të jetë vetë i pranishëm, pasi të kthehet nga Berlini. Sot në gjykatë u administruan provat e Ballës.

Avokatët e Bashës kërkuan të vazhdojë gjyqi edhe pa praninë e Taulant Ballës. Por gjyqtari Gerd Hoxha vendosi shtyrjen për t’u administruar edhe një provë dhe që Balla të jetë i pranishëm. Seanca e radhës është vendosur për t’u zhvilluar në datë 4 dhjetor.

3.4 mln eurot u gjetën në 2 automjete “Toyota Auris” në Portin e Durrësit, për të cilën Basha akuzoi Ballën se ishte i përfshirë, akuza të cilat socialisti i cilësoi si shpifje duke ngritur edhe një padi ndaj tij.

Padia e dytë për të cilën akuzohet Basha është ajo për dekonspirimin e operacionit të policisë pasi ai tha në parlament se drejt Shqipërisë ishte nisur një shumë e madhe parash brenda një automjeti “Toyota Yaris” ngjyrë e kuqe.

Pikërisht kjo deklaratë ndryshoi planet e grupit kriminal të Alfred dhe Elvis Vladit. Makinat supozoheshin të niseshin nga porti Ankonës por devijuan rrugën dhe u nisën nga porti i Barit.

Më herët Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg pa afat katër personat e arrestuar pas kapjes në portin e Durrësit, Edi e Klevis Lika, Alban Mollaymeri dhe Agim Çeka. Ndërkohë Alfred dhe Elvis Vladi janë shpallur në kërkim.

a.ç

Next Post
Moti i keq pezullon punën në Portin e Vlorës, por jo në Durrës

Moti i keq pezullon punën në Portin e Vlorës, por jo në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com