Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla shoqëruar nga deputeti Ervin Bushati, filloi sot paradite një seri takimesh intensive ne Parlamentin Gjerman (Bundestag) ashtu edhe me përfaqësues te Qeverisë gjermane.
Takimet ne Bundestag janë me deputete te koalicionit qeverisës CDU-CSU-SPD, por edhe me drejtues te grupeve parlamentare te partive te tjera dhe me reporterët për Shqipërinë të këtyre grupimeve.
Ne Grupin e CDU/CDU zoti Balla zhvilloi sot paradite takime me deputetet Mark Hauptmann, Axel Müller, Nikolas Löbel, Joachim Pfeiffer.
Qëllimi i këtyre takimeve është angazhimi ynë lidhur me rekomandimin pozitiv pa kushte te Komisionit Europian për fillimin e bisedimeve për anëtarësim mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian dhe shqyrtimi i këtij rekomandimi edhe nga Bundestagu gjerman.
Në takimin me Mark Hauptmann, njëkohësisht dhe anëtar i delegacionit gjerman, në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, u diskutua mbi raportin e progresit te Komisionit Europian. Zoti Hauptmann vlerësoi maksimalisht ecurinë e Reformës ne Drejtësi si një kusht i përmbushur tashme per vijimin e rrugës Europiane te Shqipërisë ne stacionin tjeter. Ai rishprehu qëndrimin se nuk është e zakonshme për ne të ndërhyjmë në çështjet e brendshme të Shqipërisë dhe se respektimi i ligjeve, rregullave dhe Kushtetutës nuk duhet te vihet ne dyshim nga asnjë pale. Partitë duhet te marrin pjese ne zgjedhje, por askush nuk është i detyruar. Kjo është demokracia. Por nuk është e drejtë të kërkohet shtyrja e zgjedhjeve nga aktorë te jashtëm në një shtet të pavarur dhe demokratik.
Ne takimin me zotin Nikolas Lobel dhe zotin Axel Müller u diskutua mbi procedurat qe do te ndjeke Bundestagu gjerman për shqyrtimin e vendimit për fillimin e bisedimeve. Zoti Müller vlerësoi se qofte Shqiperia, qofte Maqedonia e Veriut kane plotësuar detyrat e lëna nga qershori vitit te shkuar ne Këshillin Europian. Ka një vlerësim pozitiv edhe këtu ne Bundestag lidhur me fillimin e bisedimeve gjate 2019.
Zoti Balla zhvilloi një takim me zotin Josip Juratovic (SPD) Kryetar i Komisionit Parlamentar për Evropën Juglindore në Bundestag. Kryetari i Grupit Socialist vlerësoi pozicionin zyrtar te Qeverise gjermane te bere publik përmes Ministrit për Europen Michael Roth ne mbështetje te fillimit te bisedimeve. Zoti Balla e informoi kolegun gjerman se praktikisht/teknikisht negociatat jane hapur sa kohe kemi startuar prej shtatorit 2018 procesin “screening”.
Zoti Juratovic një njohës shume i mire i Ballkanit Perëndimor u shpreh se:” Para disa ditësh pata një takim me Komisionerin për Zgjerim Johanes Hahn dhe bashke-ndava me te bindjen se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Qasja jone ndaj këtyre dy vendeve është një test i kredibilitetit te BE. Për mua, anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor ne BE nuk është zgjerim, por plotësim i hartës se BE. I kam ndjekur me vëmendje zhvillimet politike ne Shqipëri dhe dua ta them shume qarte se bojkoti i parlamentit është kundër parimeve te demokracisë. Lufta politike duhet te zhvillohet vetëm ne Parlament. Unë jam i krishtere dhe për mua respekti ndaj Parlamentit është po aq i shenjte sa respekti ndaj Kishes. Ata qe bëjnë këto veprime dhe protesta te dhunshme nuk e duan Shqipërinë ne BE. E kam thene edhe per raste te ngjashme ne vende te tjera te Ballkanit, një parti mund te jete kundër partisë që është ne Qeveri, por nuk mund të jetë kundër interesit te vet kombëtar” tha Juratovic./l.m