• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla me të rinjtë e qarkut të Fierit: PS ka qenë gjithmonë në krahun e duhur të historisë

by A R
15/01/2023 13:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, njëkohësisht dhe Kryetar i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka uruar nga Apolonia e Fierit, 31-vjetorin e Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë.

Balla në fjalën e tij drejtuar të rinjve u shpreh se cilido që zgjedh të japë kontributin e vet për Shqipërinë duke u angazhuar në politikë duhet të zgjedhë Partinë Socialiste pasi është e vetmja forcë politike që ka qenë gjithmonë në krahun e duhur të historisë si dhe është gjithnjë pranë njerëzve në nevojë.

“Së pari e nis fjalën duke uruar 31 vjetorin eForumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë. Të rinjtë e FRESSH të qarkut Fier kanë qenë dhe mbeten forca dhe fuqia e vërtetë e FRESSH-it dhe e Partisë Socialiste. Jo pa arsye qarku Fierit është kryeqendra e socialistëve dhe detyra jonë është që të vazhdojmë ta mbajmë Fierin kryeqytetin e Socialistëve.

Kush zgjedh të japë kontributin e vet për Shqipërinë duke u angazhuar në politikë duhet të zgjedhë Partinë Socialiste. Kush vendos që të bëhet pjesë e vendimmarrjes, kushdo që do të ndryshojë qytetin e vet duhet të zgjedhë Partinë Socialiste. Ju them që të zgjidhni Partinë Socialiste sepse është e vetmja forcë politike që gjatë gjithë këtyre viteve nuk ka çeduar kurrë interesin kombëtar. Partia Socialiste ka qenë gjithmonë në krahun e duhur të historisë. Në asnjë moment të këtyre 32 viteve nuk e gjeni dot këtë forcë politike në dëm të interesave të vendit.

Ftojmë çdo të ri dhe çdo të re të qarkut Fier të bëhet pjesë e Partisë Socialiste. Ju të rinjtë duhet të jeni gjithnjë fitues dhe ka vetëm një forcë politike që është gjithnjë fituese dhe ajo është Partia Socialiste, sepse është një forcë politike që është gjithnjë më pranë njerëzve në nevojë”, tha Balla.

/a.r

Next Post
Masakra e Reçakut, Xhaçka: Kujtimi i mijëra të vrarëve kërkon ende drejtësi dhe pajtim

Masakra e Reçakut, Xhaçka: Kujtimi i mijëra të vrarëve kërkon ende drejtësi dhe pajtim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In