• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Balla, më i poshtër se Bajrat”, Berisha: Rama thotë se sarajet ia polli “Kurbani”

by A R
02/11/2023 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha ka vijuar me akuzat ndaj mazhorancës edhe jashtë seancës së Kuvendit, e cila u shoqërua me tensione të shtuara, për shkak të asaj që ish-kryeministri e cilësoi një “grevë të përkohshme”, deri në rikthimin e të drejtave.

Berisha tha përpara gazetarëve se Rama nuk lejon kalimin e ligjit për konfliktin e interesit pasi është i përfshirë në të, duke i përmendur shtëpinë në Surrel dhe thjeshtrën e tij, që sipas Berishës po përfiton miliona nga tenderët.

Berisha nuk la përmendur dhe ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, për të cilin tha se është kriminel dhe i lidhur me bandat.

“Patë sot reagimin me forma civile të mosbindjes civile dhe një grevë të përkohshme në parlament nga deputetët e opozitës , me kërkesën për rikthimin e të drejtave të tyre kushtetuese. Ne jemi opozita e të drejtave të mohuara në 32 vite. Edi Rama ka mohuar opozitës kërkesën kushtetuese të firmosur me 35 firma për ngritjen e 8 komisioneve hetimore. Kjo kërkesë nuk është në vullnetin e mazhorancës, kjo kërkesë diktohet nga Kushtetuta si detyrim sapo të mblidhen 35 firma. Kjo kërkesë nuk mund të mohohet kurrë. Rama e bllokon këtë kërkesë pasi në epiqendër të hetimit është ai.

Nuk mund të pranojë Edi Rama zbatimin e ligjit për konfliktin e interesit, pasi thjeshtra vazhdon prej 7 vitesh të marrë tenderë nga sektori publik dhe të pasurohet. Ligji për konfliktin e interesit përcakton rreth të ngushtë dhe fëmijët e gruas apo bashkëjetueses. Edi Rama nuk mund të lejojë të hetohet konflikti i interesit pasi ka sarajet e Surrelit. Parku i shtëpisë së tij ka deklaruar se është blerë me çmime simbolike. Imagjinoni ju një libër si Kurbani që pjellë sarajet. Nuk ka asnjë faturë tatimore që e vërtetojnë këtë. Kemi të bëjmë me shfrytëzim të pushtetit për ndërtimin e një parajse në Surrel. I them zonjës Linda Rama të tregojë kush ja ndërtoi 5-katëshin.

Kjo ishte një grevë e përkohshme. Ata nuk e respektojnë. Ne nuk kemi punë me deputetët socialist. Taulant Balla është një kriminel më i poshtër se Bajrat. Ne nuk heqim dorë. Ky është fillimi”, u shpreh Berisha.

/a.r

Next Post
Ndezi tymuese në Kuvend/ Salianji: Do përshkallëzojmë aksionin, kallëzim penal për disa deputetë të PS

Ndezi tymuese në Kuvend/ Salianji: Do përshkallëzojmë aksionin, kallëzim penal për disa deputetë të PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com