• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla me deputetin gjerman: Vazhdoni me reformat, mbështesim integrimin e Shqipërisë

by Java News
17/07/2018 15:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Grupit Social-Demokrat në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës Frank Schwabe, ka folur nga Tirana lidhur me reformën në drejtësi të cilën e vlerëson si jetike për vendin.

I shoqëruar nga socialisti Taulant Balla, ai thotë se implementimi i reformës është një mesazh për vendet e BE-së për t’i hapur Shqipërisë dyert drejT Europës.

“Mendoj se ecuria e deritanishme e reformës në drejtësi është një sinjal i mirë, por ka ende hapa të tjerë për tu ndërmarrë për tu dhënë më shumë argumente vendeve të tjera të BE-së për të votuar pro hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Kjo sepse është shumë e rëndësishme të vazhdohet me reformën në drejtësi dhe me luftën kundër korrupsionit dhe siç e thashë dhe më pare, është shumë e rëndësishme të flitet për kodin zgjedhor dhe të ndiqen rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe të Komisionit të Venecias”, u shpreh Schwabe.

Deklarata e plotë

Shumë faleminderit për këtë takim që zhvilluam këtu në Tiranë. Kjo është një vizitë që realizohet në një kohë shumë të rëndësishme.

E di që sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë për arsye se edhe Komisioneri i BE-së, z. Hahn ndodhet sot për vizitë në Tiranë dhe mendoj që ky është një sinjal shumë i mirë për procesin. Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian kanë të njëjtat synime, sa i takon Evropës dhe Shqipërisë, dhe ato janë përmirësimi i demokracisë, situatës së të drejtave të njeriut dhe të sundimit të ligjit. Sot kam folur për këto tema në takimet shumë të rëndësishme që kam pasur me Kryeministrin, me Presidentin e Republikës dhe me Kryetarin e Kuvendit.

Kolegët tanë nga Shqipëria janë një pjesë shumë e rëndësishme e grupit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe së bashku përpiqemi të përmirësojmë situatën në fushën e së drejtës të Këshillit të Evropës në të 47 vendet anëtare dhe sigurisht,  në çdo vend në veçanti, ashtu si dhe në Shqipëri. Sa i takon muajve në vijim, do i kërkoja Shqipërisë të ecë përpara në rrugën e nisur. Mendoj se ecuria e deritanishme e reformës në drejtësi është një sinjal i mirë, por ka ende hapa të tjerë për tu ndërmarrë për tu dhënë më shumë argumente vendeve të tjera të BE-së për të votuar pro hapjes së negociatave me Shqipërinë. Kjo sepse është shumë e rëndësishme të vazhdohet me reformën në drejtësi dhe me luftën kundër korrupsionit dhe siç e thashë dhe më pare, është shumë e rëndësishme të flitet për kodin zgjedhor dhe të ndiqen rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe të Komisionit të Venecias. Kjo ishte një vizitë 24-orëshe dhe sigurisht nuk do të jetë vizita ime e fundit në Shqipëri. Mendoj se kjo është një kohë shumë interesante dhe e rëndësishme për Shqipërinë dhe për marrëdhëniet tona në 12 muajt e ardhshëm.

Nga ana tjetër, Balla tha:

“Këtu në Partinë Socialiste, kisha nderin të prisnim një mik të vyer të Shqipërisë, i cili drejton prej pak kohësh Grupin e Socialistëve Demokratëve dhe të Gjelbërve në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Gjithashtu është dhe një deputet mjaft i rëndësishëm në Bundestagun gjerman, si pjesë e Social Demokratëve.

Gjej rastin që dhe një herë të rifalenderoj Bundestagun dhe qeverinë gjermane për mbështetjen e vazhdueshme dhe të sinqertë që i jep procesit të integrimit europian të Shqipërisë, e në mënyrë të veçantë antarët e koalicionit qeverisës në gjermani, Social Demokratët, të cilët kanë luajtur në rol shumë të rëndësishëm në vendimarrjen e Këshillit Europian, përsa i përket përcaktimit të datës për hapjen e negociatave të antarësimit të Shqipërisë në BE dhe sigurisht për një proces parapërgatitor me qellim që procesi i negociatave të vijojë ashtu siç duhet.

Përsa i përket pjesë tjetër, atë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, dua të theksoj se Shqipëria është një antar i cili luan një rol të rëndësishëm në Asamblenë Parlamentare, deputetët tanë, qofshin ata përfaqësues të PS-së, por dhe të opozitës luajnë një rol të rëndësishëm në drejtim të grupeve parlamentare ku ata bëjnë pjesë.Kemi diskutuar së bashku për çështjet e rëndësishme në interes të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, sikurse është dhe ajo që u theksua dhe në raportin e Këshillit Europian e që ka të bëjë me implementimin e menjëhershëm dhe pa humbur kohë të rekomandimeve të raportit të OSBE/ODHIR-it për zgjedhjet në Shqipëri, të cilat janë kuadri dhe shinat mbi të cilat ne duhet të përmbyllim brenda fillim vjeshtës së këtij viti miratimin në Kuvend të këtyre rekomadimeve në kuadër të Reformës Zgjedhore.

Miku ynë Schwabe kishte interes edhe përsa i përket çështjeve që lidhen me respektimin e të drejtave të njeriut, me vijimin e implementimit të reformës në drejtësi, ku bashkëndamë faktin që reforma në drejtësi po ecën me ritme të shkëlqyera, procesi Vettingut po ecën me ritme shumë të mira dhe sigurisht në një kohë të shkurtër institucionet e reja të drejtësisë do të jenë funksionale”, tha Balla

a.ç

Next Post
Hahn në mbledhje qeverie: Shqipëria dhe BE tashmë janë ‘partnerë biznesi’

Hahn në mbledhje qeverie: Shqipëria dhe BE tashmë janë 'partnerë biznesi'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In