• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla me bashkatdhetarët në Bari: Diaspora ka meritë në zhvillimin e Shqipërisë, tani regjistrohuni të mbështesni progresin e saj

by A M
12/01/2025 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fundjavën e parë të fillimit të regjistrimit të votuesve nga jashtë për zgjedhjet e 11 majit, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla ishte me shqiptarët në Bari, të cilëve u dha mesazhin se diaspora ka meritë të veçantë në zhvillimin e Shqipërisë, ndaj tani duhet të regjistrohen për të mbështetur progresin e saj.

Mes gati 21 mijë emigrantëve që jetojnë sot në rajonin e Puljas, ka edhe bashkatdhetarë që kanë shkëlqyer në fusha të ndryshme, por dhe artistë si Agim Nebi, që ka punuar në mozaikun te Muzeu Kombëtar, apo dhe futbollisti i kombëtares, Ylber Ramadani, që aktivizohet në serinë A me Leçen.

Balla përmendi faktin se prej shumë vitesh kemi raport shumë të fortë me rajonin e Puljas, sikurse me qeverinë italiane dhe u dakordësua edhe gjatë kësaj vizite, që të rritet bashkëpunimi.

“Vlora dhe Pulja duhet të intensifikojnë raportet dhe shumë shpejt jo si dy pjesë të ndryshme, por si dy pjesë të njëjta të familjes së Bashkimit Europian. Brenda vitit 2030, porti i Durrësit dhe Vlorës do jenë porte të Bashkimit Europian, falë punës kolosale dhe kontributit të bashkatdhetarëve tanë, por dhe i qeverisë së drejtuar nga kryeministri Rama,” deklaroi Balla në Teatrin Forma të Barit, në sallën e mbushur me emigrantë shqiptarë.

Italianët e kanë parë ndryshimin e Shqipërisë, tha Balla, duke folur për turizmin dhe zhvillimin ekonomik në Shqipëri, ku rritja ekonomike është trefishuar nga viti 2013. Ndaj Partisë Socialiste, sipas tij, i duhet një mandat i ri më 11 maj.

“Gjithë këto tridhjetë vite, historia ka treguar që kemi ndërtuar shtet, që kemi bërë reforma, që kemi afruar Shqipërinë me Bashkimin Evropian, me NATO-n, por është edhe një palë tjetër që sa herë i ka rënë pushteti në dorë, ose i ka vënë zjarrin, ose i ka bërë keq. Dhe prandaj ky mandat i ri, që fillon më 11 maj, është një mandat i cili duhet të konsolidojë dhe ta bëjë të pakthyeshëm progresin që kemi arritur deri tani, që brenda vitit 2027 të mbyllim negociatat për në BE. Prandaj, është koha që të mos harrojmë se premtimet e pabaza janë gënjeshtra dhe që sot, në Shqipëri ka vetëm një forcë politike ku mund ta investosh votën tënde me besim, ajo është Partia Socialiste, të tjera nuk ka,” tha Balla.

Partia Socialiste, si e majta europiane e Shqipërisë, kujdeset për ata që kanë më shumë nevojë, tha më tej Balla, duke u ndalur te marrëveshja e pensioneve me Italinë, ku falënderoi ata që e mbështetën në parlamentin italian.

“Java që kaloi ishte përfundimi i votimit në Dhomën e Deputetëve. Shpresoj që në 2-3 javët e ardhshme ta mbyllë edhe senati dhe 500 mijë shqiptarë që kanë jetuar, jetojnë dhe punojnë në Itali në këto 34 vite, t’u njihet çdo ditë pune që kanë bërë qoftë në Itali, qoftë në Shqipëri, për efekt pensioni.”Balla u ndal edhe te marrëveshja për emigrantët me qeverinë Meloni, duke thënë se Shqipëria këtë e bën vetëm me Italinë sepse u kemi shumë borxh, se asnjëherë nuk harrojmë si na mikpriti në vitin 1991. Balla e falënderoi Italinë edhe si mbështetëse të integrimit të Shqipërisë.

Në këtë fundjavë të parë të fillimit të regjistrimit të emigrantëve për zgjedhjet e 11 majit, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën deklaroi se ky proces do të bëjë të mundur që, p.sh., kur të numërohen votat e vlonjatëve në Vlorë, të numërohen edhe ato të vlonjatëve që jetojnë jashtë, ndërsa në adresë do t’ju vijë fleta e votimit nga qyteti i origjinës.

“Ti që e ke vendbanimin në Shkodër, do votosh për Listën e Shkodrës. Ti që e ke vendbanimin në Vlorë, do votosh për të Vlorës.”

Pasi shpjegoi hapat konkretë të hyrjes në faqen e KQZ për regjistrim, Balla i dha përgjigje edhe interesit të diasporës për t’u përfaqësuar në këtë legjislaturë me deputetë, duke thënë se ne donim që ta ruanim barazinë e votës dhe prandaj kemi thënë që vota e secilit do të llogaritet në qarkun përkatës.

A do të ketë Partia Socialiste në listat e veta kandidatëve përfaqësues nga diaspora?

Patjetër që do të ketë, tha ai, duke u kërkuar emigrantëve që të votojnë për të treguar se sa shumë jemi dhe t’i japim legjitimitet parlamentit.

Të dhënat e para të ditës së parë të regjistrimit, sipas Ballës, janë impresionuese. “Pati 3 mijë aplikime ose hyrje në sistem për të hapur llogari të cilat janë duke u shqyrtuar.”

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën u tregoi shqiptarëve në Bari se duhet konsensusi i opozitës tanimë për të ndryshuar Kodin Zgjedhor, në mënyrë që qeveria shqiptare të realizojë atë që ka marrë përsipër, edhe pagesën e postimit të fletëvotimit nga secili votues.

Next Post
Los Anxhelos përballë flakëve shkatërrimtare, Trump: Politikanët e paaftë nuk e kanë idenë se si t’i shuajnë

Los Anxhelos përballë flakëve shkatërrimtare, Trump: Politikanët e paaftë nuk e kanë idenë se si t’i shuajnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In