Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka shprehur mbështetjen për ministrat e rinj të cilët kanë marrë detyrën pas betimit sot në Presidenencë. Përmes një postimi në Facebook, Balla thotë se anëtarët e rinj të qeverisë marrin përgjegjësi të rëndësishme në këtë moment kyç, siç është hapjen e negociatave me BE.
“Shumë besim dhe mbështetje të plotë për anëtarët e rinj të Qeverisë, të cilët marrin përgjegjësi të rëndësishme në këtë moment kyç të rrugës sonë Europiane🇦🇱🇪🇺. Në qershor Shqipëria pret hapjen e negociatave me BE. Me vëmendjen për njerëzit, PS🌹 është e vetmja forcë politike në Shqipëri me lidershipin, ekipin dhe programin për ta realizuar këtë aspiratë historike”- shkruan Balla.
/a.meta