Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore Taulant Balla i ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, ku kërkon zgjatjen e mandatit të këtij komisioni.
Në letrën e drejtuar Metës, Balla kërkon vijimin e veprimtarisë së këtij komisioni edhe me 1 muaj, pasi nuk janë finalizuar ende ndryshimet e pritshme në kod.
Palët nuk kanë rënë ende në dakortësi për një sërë çështjesh ndërkohë mandati i komisionit po shkon drejt fundit.
Demokratët ngulmojnë te votimi dhe numërimi elektronik, kërkesë e cila sipas mazhorancës nuk mund të plotësohet me kaq pak kohë./a.m.











