Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përshëndetur sot nxënësit e arsimit parauniversitar, me rastin e ditës së parë të shkallës për vitin shkollor 2023-2024.
Balla ka ndjekur nga afër zbatimin e masave të “paketës së sigurisë në shkolla”, duke pare nga afër punën e Policisë Rrugore në perimetrin e sigurisë pranë disa shkollave në kryeqytet.
Ministri gjithashtu u ka uruar suksese nxënësve dhe mësuesve për këtë vit shkollor, përmes një postimi të rrjetet sociale.
“Mirëmëngjes dhe shumë suksese nxënësve dhe mësuesve në këtë vit të ri shkollor. Policia e Shtetit do të bëjë gjithçka për të garantuar siguri e qetësi pranë mjediseve shkollore,” – shkruan Balla në profilin e tij në Facebook.
Para disa ditësh, Balla, gjatë një aktiviteti të organizuar në bashkëpunim me bashkinë Tiranë, prezantoi për publikun “Paketën e re të sigurisë publike në shkolla”.
Ky dokument përmban disa pika kryesore që janë, “perimetri i sigurisë”,”oficerët e sigurisë”, “siguria rrugore”, “lufta pa asnjë kompromis ndaj shpërndarësve të drogës përrreth ambjenteve shkollore”, siguria ushqimore etj..
Gjatë prezantimit të “paketës së sigurisë”,
Balla u shpreh se “Oficerët e policisë në shkolla nuk do të vazhdojnë të jenë më njerëz që s’mbajnë përgjegjësi, por do të jenë bashkëpunëtorët kryesorë të policisë së shtetit për të identifikuar personat të përfshirë në çdo lloj vepre penale në dëm të fëmijëve të qytetit dhe të Shqipërisë.”/f.s