• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla: Gjyqtari i Lulit fal të arrestuarit e “Toyota Yaris”, ndaj sot nuk u ndje fare ndaj vendimit të “KÇK-së”

by Java News
17/01/2020 19:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, reagon sërish për vendimin e Gjykatës së Tiranës për të pushuar çështjen ndaj kreut të demokratëve, Lulzim Basha, ndërsa përmend edhe vendimin e sotëm të kësaj gykate për të liruar 6 të dyshuarit e dosjes së bujshme “Toyota Yaris”.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Balla shkruan se vendimi për Bashën është marrë nga një anëtar i “KÇK-së në gjykatë, që sipas tij, guxoi t’i bëjë shqiptarët dhe organet e drejtësisë në vendet partnere qorra.

Ndërsa, më tej, numri dy i PS shton se “Aq e fortë qenka lidhja e anëtarit të KÇK në gjykatë me Lulzim Bashën, sa sot Luli nuk u ndje fare edhe për atë gënjeshtrën me toyota e ku gjyqtari i Lulit i fali të arrestuarit njëlloj siç fali edhe Lulin”.

Reagimi i Ballës:
Anëtari i KÇK në gjykatë guxon t’i bëjë shqiptarët, apo edhe organet e drejtësisë në vendet partnere, qorra. Nuk ka provë thotë gjyqtari se pagesat janë bërë nga Lulzim Basha🤥. Por Lulzim Basha ka firmosur kontratat.

Dokumenti zyrtar i vendosur në dizpozicion nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë tregon të zezë mbi të bardhë Emër, Mbiemër, firmë, numër pashaporte diplomatike të Lulzim Bashës. Madje Nikolas Muzin kërkon garanci të vijë dhe të dëshmojë para gjykatësit.

Lexojeni vetë.

Aq e fortë qenka lidhja e anëtarit të KÇK në gjykatë me Lulzim Bashën, sa sot Luli nuk u ndje fare edhe për atë gënjeshtrën me toyota e ku gjyqtari i Lulit i fali të arrestuarit njëlloj siç fali edhe Lulin.

E çuditshme Lulzim, që të gjitha dosjet e tua, edhe dosjen “CEZ” të babait tënd politik Sali Berishës me Nuel Kalajn, i paska një gjyqtar i vetëm?! p.s. Mos harrro nxirre tani nënkryetarin tënd të të mbrojë🤮

Next Post
Tërmet 4.9 ballë në detin Jon, frikë tek banorët e ishullit grek Zakynthos

Tërmet 4.9 ballë në detin Jon, frikë tek banorët e ishullit grek Zakynthos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com