• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla e Berisha “përplasen” në Kuvend. Kreu i PD i lexon dosjen: Tao, Tao…

by A R
27/02/2025 11:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë seancës së sotme në parlament ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, u përfshi në debat me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Fillimisht Balla, akuzoi opozitën se kanë kushtëzuar votën edhe për të rregulluar disa afate sa i përket votës së diasporës. Ai i tha Berishës se gënjeu sy për sy sa i përket numrit të shqiptarëve të diasporës që i kanë skaduar dokumentet e identifikimit. E këtu bëri krahasimin e Berishës me Lulzim Bashën.

“U gënjye sy për sy nga dikush që nuk i vjen kurrë turp të gënjejë. Janë 500 mijë thotë në relacion, pse thua 800 mijë? S’paska faj ai tjetri kur bënte 7×7 se e paska nga babai, qenka sëmundje e trashëguar. Megjithatë unë nuk dua kurrsesi të hyj në këtë debat dhe kurrsesi nuk mund të hyjë të fillojë në ato tregimet haluçinante këtu se ku është ky, se ka marrë vesh që këtu është kompjuteri, këtu është laptopi, këtu është telefoni. Këto janë muhabete kot të një njeriu që e ka humbur davanë prej vitesh”, tha Balla.

Ministri u shpreh se është krenar për mandatin e qeverisë socialiste, sipas të cilit ka bërë një transformim epokal edhe të sektorit të shëndetësisë. Sa i përket zgjedhjeve, paralajmëroi demokratët për një rezultat që as nuk e kanë imagjinuar në ëndrra.

“Meqë ju shoh këtu që jeni në atë fazën që gënjeni veten se e dini ça ju pret në 11 Maj, se ju pret diçka që nuk e keni imagjinuar dot as në ëndrrën më të keqe. Ëndrrën më të keqe, se ju jeni pak më të rinj këtu, por njëri e ka kaluar në ’97 e ka parë si ka dalë. Rezultatin e vitit 2025 ende nuk arrini ende ta perceptoni dot. Nuk flas vetëm për votat në Shqipëri, por edhe për vëllezërit e motra tona të diasporës. Kur i pyet bashkatdhetarët kush është arsyeja pse do të votosh për PS është sepse tani ndihemi krenarë që jemi shqiptarë”, tha Balla.

Fjalën e përmbylli me një barsaletë: Vazhdoni fërkoni gjoksin se e dini çfarë ju pret.

Përgjigje i ktheu menjëherë Sali Berisha. Ai lexoi nga foltorja disa rreshta nga përgjimet që sipas tij i përkasin dosjes “Toyota Yaris”.

“Jeni katandisur aty ku e meritoni. Por unë meqenëse ky sot tha nuk quhem Tao, por quhem krenar do ju lexoj pak disa rreshta prej tij. “Daupaj: s’do t’i bëj nder Ballës unë. Radovan Çela: Këto ditë po më pyet, do jetë prapë Balla, apo do jesh ti? Vladi”. Vladi është ai që priste 5 mln euro në Durrës. “Ok se flas unë, por të na tregojë mënyrën si do ta mbyllë”. “Radovan Çela: Nga Tao, Tao”. Ja pra kush është Tao që rreh gjoksin këtu. Ja pra ku e keni. “Nga Tao Tao dhe thotë se i ka në rregull letrat Tao”. “Radovan Çela: Se bundrra luan edhe me Taon”. E kuptoni sa e rëndë është ajo. “Jo thotë, bundrra do t’ia marrë. E ke gabim, kësaj radhe do t’ia marrë””, tha Berisha.

Next Post
Nuredin Dumani nuk shkon në seancë, reagon Qoli: Ai shijon jetën jashtë sallës, të bëhemi vrasës si ai

Nuredin Dumani nuk shkon në seancë, reagon Qoli: Ai shijon jetën jashtë sallës, të bëhemi vrasës si ai

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In