• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla: Do dyfishohet dënimi për shpërndarjen e drogës brenda perimetrit të sigurisë së shkollave

by A R
14/09/2023 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas operacionit të sotëm anti-drogë në Tiranë e disa qytete të tjera, kanë dalë në deklaratë për mediat Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe kreu i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku.

Balla përgëzoi efektivët dhe Forcat e Armatosura për angazhimin e tyre në finalizimin me sukses të këtij operacioni, që siç theksoi ai nuk është i pari.

“Dua të përgëzoj dhe të shpreh mirënjohjen time për të gjitha forcave të Policisë së Shtetit të përfshira në operacionin e konkluduar sot dhe Shtabin e Forcave të Armatosura për organizimin me sukses të plotë të këtij mega operacioni që ishte kapilar në të gjithë vendin për goditjen e rrjeteve kriminale të prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Ky operacion shënon vetëm fillimin e një rrugëtimi të ri në luftën kundër trafikimit të çdo lloj lënde narkotike.”

Balla thotë se gjatë kontrolleve në vend janë zbuluar llojë të lëndëve narkotike që nuk dihej se ekzistonin brenda territorit të Shqipërisë.

“Policia e Shtetit ka përvojën, kapacitete profesionale për ta luftuar me efikasitet të plotë kriminalitetitn. Të gjithë biem dakord se përdorimi i substancave narkotike ka marrë përmasa të panjohura më parë, të dhënat na tregojnë një numër në rritje të rasteve të përdorimit. Ajo që mbetet më problematike është se po ulet mosha e atyre që përdorin për herë të parë lëndë narkotike, veçanërisht në gjimnaze. Është shtuar dhe përdorimi i drogërave sintetike. Janë zbuluar drogëra gjatë kontrolleve që ne nuk e dinim se ekzistonin në Shqipëri. Kur shpalla më 1 Shtator Planin e Masave për Sigurinë në Shkolla kisha parasysh këtë situatë alarmi social. Ministria e Brendshme, qeveria shqiptare është plotësisht e angazhuar për ta luftuar në çdo qelizë këtë rrjet.”

Ministri nënvizoi faktin se asnjë grup kriminal nuk do të lejohet të veprojë brenda perimetrit të sigurisë në shkollat e vendit dhe se format e dënimit për raste të tilla do të dyfishohen.

“Ministria e Brendshme synon të ngrejë në ditët në vijim një aleancë ndërinstitucionale dhe mbarëqytetare kundër përdorimit të drogës. Dua të garantoj sot më shumë se më parë, prindërit e gjyshërit që dërgojnë fëmijët në shkolla se Paketa jonë e Sigurisë po jep rezultatet e para dhe do të bëjmë të pamundurën që brenda këtij perimetri, grupet kriminale të mos afrohen. Do dyfishohen format e dënimit për shpërndarjen e shitjen e lëndëve narkotike brenda perimetrit të sigurisë së shkollave. E nxis Policinë e Shtetit ta ruajë këtë qasje të re në luftën kundër narkotikëve, është përgjegjësi e përbashkët e jona për ta çuar në nivel tjetër edhe qasjen e vetëpastrimit në radhët tona. Ky ishte operacioni i parë i këtij niveli dhe ju mos u habisni kur të kemi ngjarje të tilla në vijim.”

/a.r

Next Post
Qeverisja e re e Ramës/ Haxhiu: Ky mandat është më i vështiri, kryeministri duhet të jetë shumë i kujdesshëm

Paranojat e një dështaku dhe përkujtimi i turpshëm i Salvador Allendes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

August 15, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

President nga zarfi

August 15, 2026
“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

August 15, 2026
Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

August 15, 2026
Zjarret/ Lura mbetet vatra më problematike, Nufi: Kemi hapur korridore me fadroma për të ndalur flakët drejt banesave

Zjarret/ Lura mbetet vatra më problematike, Nufi: Kemi hapur korridore me fadroma për të ndalur flakët drejt banesave

August 15, 2026
Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

August 15, 2026
Greqia në alarm nga zjarret, rrezik shumë i lartë në Atikë, Kretë dhe ishujt e Egjeut

Greqia në alarm nga zjarret, rrezik shumë i lartë në Atikë, Kretë dhe ishujt e Egjeut

August 15, 2026
Ambasadori shqiptar në Britani ngre alarmin: Emigrantët po përdoren politikisht

Ambasadori shqiptar në Britani ngre alarmin: Emigrantët po përdoren politikisht

August 15, 2026
Ministria e Mbrojtjes: 23 vatra zjarri në Shqipëri, 13 ende aktive, ja zonat më problematike

Ministria e Mbrojtjes: 23 vatra zjarri në Shqipëri, 13 ende aktive, ja zonat më problematike

August 15, 2026
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

Miti i diasporës së ndriçuar politikisht

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com