• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla dhe Felaj i përgjigjen kërcënimeve të Berishës për zgjedhjet: S’do lejojmë një ’97 të dytë

by Java News
21/04/2019 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha rrezikon të burgoset nëse do të tentojë ndonjë nga skenarët e tij destabilizues në ditën e zgjedhjeve. Pak ditë më parë nga një studio televizive, ai la të nënkuptohet se opozita do të përpiqet me çdo kusht që ta bllokojë procesin zgjedhor. Por nuk zgjati shumë dhe socialistët e paralajmëruan duke i kujtuar Kodin Penal.

I pari ishte kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ai i cili gjatë një takimi me qytetarët në Elbasan, deklaroi se kush prek kutitë e votimit dënohet me 7 vjet burg. Kuptohet qartë që ky mesazh është për Berishën.

“Më 30 qershor zgjedhjet do të zhvillohen. Ta harrojë Monika, Luli e Saliu se mund të pengojnë popullin të shkojnë të votojnë. Nuk e bëjnë dot. Është vepër penale, dënohet deri në 7 vjet burg, kushdo që pengon zgjedhësit të shkojnë në votim. Kushdo që tenton të dhunojë qoftë derën e qendrës së votimit, e për të mos thënë pastaj, larg qoftë, të guxojë të ngrejë dorën mbi kutinë e votimit për ta dëmtuar atë, sepse dënimi është shumë i rreptë. Shqiptarët dinë të bëjnë shumë mirë dallimin mes bashkive që drejtohen nga PS dhe bashkive që drejtohen nga Luli dhe Monika, e të cilat ka ardhur koha t’i çlirojmë nga kapja prej tyre”, u shpreh Balla.

Sipas tij, qytetarët e kanë të thjeshtë zgjedhjen sepse të gjithë janë të qartë se Lulzim Basha nuk bën asgjë nëse fiton.

E prerë në qëndrimin e saj përkundrejt thirrjeve të Berishës ishte edhe kryetarja e Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj. Në një prononcim për gazetën “SOT”, ajo deklaroi se ish-kryeministri po përpiqet të bëjë një ’97 të dytë, por theksoi se nuk do t’ia arrijë dot qëllimit. Sipas Felajt, epoka e Berishës ka mbaruar dhe tani nuk e dëgjon më njeri.

“Thirrjet e Berishës janë thirrje të një njeriu që siç po mban peng Partinë Demokratike, kërkon që për interesa të tij dhe të familjes së tij të mbajë peng Shqipërinë. Janë thirrje të dikujt që pasi po çon në humnerë dhe në vetasgjësim politik Partinë Demokratike, po kërcënon të djegë përsëri Shqipërinë siç e dogji në vitin 1997 nga frika e asaj që po vjen dhe që kërcënon se mos i prishet marrja e rrezeve të diellit, spërdredhja apo krehja e familjarëve të tij në ishuj ekzotikë që janë dhe parajsa fiskale. Koha e këtij plaku ka marrë fund, atë dhe sojin e tij shqiptarët e kanë braktisur me kohë dhe tani i ka mbetur vetëm kujtesa gjakatare dhe qytetari imagjinar dixhital”, tha deputetja e PS.

Ajo u shpreh e sigurt se zgjedhjet në 30 qershor do të zhvillohen dhe se asgjë nuk do t’i pengojë. Për ata që tentojnë rrëmuja, Felaj paralajmëroi burg.

“Askush e asgjë nuk ndal proceset normale demokratike në Shqipëri, askush nuk ndal dot të drejtën themelore kushtetuese të popullit shqiptar për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur dhe kjo nënkupton që më datë 30 qershor do të mbahen me patjetër zgjedhjet lokale dhe populli do shprehë me votë vullnetin e tij. Kushdo që i del kundër këtij vullneti e ka vendin pas hekurave dhe që në fakt duhet ta kishte pasur me kohë për gjithë zullumet që kanë bërë”, deklaroi Ermonela Felaj.

Edhe sipas deputetit socialist, Xhemal Qefalia, zgjedhjet nuk bllokohen dot. “Po askush si merr seriozisht thirrjet e tij. Asgjë nuk i pengon proceset demokratike dhe zgjedhjet në një vend anëtarë të NATO-s”, nënvizoi Qefalia për gazetën “SOT”.

g.kosovari

Next Post
Pjerin Ndreu: Djegia e mandateve, një vetëvrasje politike

Pjerin Ndreu: Djegia e mandateve, një vetëvrasje politike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

Aksident tragjik në autostradën Levan-Vlorë, humb jetën i riu

April 7, 2026
Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

April 7, 2026
Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

April 7, 2026
PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet lokale, Klosi mbledh kryebashkiakët socialistë në selinë rozë

PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet lokale, Klosi mbledh kryebashkiakët socialistë në selinë rozë

April 7, 2026
Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In