• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Balla del në rrugët e Tiranës: Gjoba, instrument për të vetëdijësuar përdoruesit

by A R
02/02/2024 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Taulant Balla inspektoi disa akse rrugore e nyje të rëndësishme qarkullimi në Tiranë, ku u njoh nga afër me disa nga problematikat e trafikut në qytet dhe rrugët interurbane. Gjatë bashkëbisedimit me Shefin e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, Besmir Qibini, ministri theksoi rëndësinë e komunikimit me qytetarët, ndërgjegjësimin e tyre për domosdoshmërinë e respektimit të rregullave të qarkullimit, si një masë mbrojtëse për shëndetin e jetën e tyre.

Balla nënvizoi gjithashtu faktin se ndëshkimet ndaj kundërvajtësve kanë për synim edukimin e shtetasve dhe nuk janë qëllim në vetvete.

Duke folur rreth përdorimit të pajisjeve të teknologjisë së lartë, shefi i Qarkullimit  u shpreh se “prej një viti Policia Rrugore përdoror ‘dron edukues’ që është për 3-4 lloj shkeljesh, të cilat e pasqyrojnë në një dimension tjetër kundërvajtjen administrative. Kemi vënë ‘dron edukativ’ për këmbësorët që nuk respektojnë vizat e bardha por sidomos mjetet që nuk respektojnë këmbësorët, kryesisht në rreth-rrotullim, por edhe në vizat e bardha. Ka një progres në këtë drejtim, sidomos në vijat e bardha, të dyanshëm, edhe nga shoferët, edhe nga këmbësorët. Më parë nuk konceptohej që të ndëshkonim këmbësorin, megjithëse ajo parashikohet edhe në kodin rrugor, pavarësisht se ato pika nuk janë zbatuar në të shkuarën”.

Në lidhje me problematikat që hasen nga mosrespektimi i rregullave nga këmbësorët dhe reagimin e tyre, Qibini informoi se ka nisur një fushatë sensibilizuese për këmbësorët.

“Në zonat ku kalon trafik-ndarësi, ku janë vërtet shqetësim, në nyjet problematike, ku kemi pasur aksidente me pasoja. Nga analiza që kemi bërë rezulton se në 15.8 % e rasteve kanë qenë fajtorë këmbësorët. Në përdorues të rrugës hyjnë këmbësorët, përdoruesit e biçikletave, si dhe të patinave elektrike. Kemi konstatuar në rrugë interurbane kryesore raste të përdorimit të monopatinave elektrike, të cilët i kemi ndëshkuar dhe ndaluar kategorikisht lëvizjen e tyre në këto akse”, sqaroi Shefi i Komisariatit.

Ministri u interesua rreth ngarkesave të trafikut, orareve, lëvizshmërisë së trafikut dhe problematikave të tjera, lidhur edhe me këmbësorët.

“E rëndësishme – tha ministri i Brendshëm,  – është ajo që kemi thënë gjithmonë:  nuk është gjoba qëllimi ynë! Gjoba është një instrument për të tërhequr vëmendjen për ta bërë të vetëdijshëm përdoruesin e rrugës për rreziqet që sjellin shkeljet, ose incidentet që shkaktohen nga përdoruesi i rrugës. Pra, gjëja e parë është komunikimi. Njerëzit duhet të kuptojnë që rregullat e qarkullimit rrugor janë rregulla për të mbrojtur, jo për të ndëshkuar. Njerëzit duhet të kuptojnë që kur merr një gjobë, ajo është një alarm që të kesh parasysh të mos e përsërisësh më atë shkelje rrugore”.

Në disa prej kryqëzimeve kryesore në Tiranë janë vendosur punonjës të Policisë Rrugore për të lehtësuar trafikun, të cilët punojnë me turne gjatë gjithë ditës. Ndërsa ka njësi të tjera të Policisë Rrugore që monitorojnë shkeljet që kanë të bëjnë me mospërdorimin e telefonit, rripin e sigurimit, tejkalimin e shpejtësisë etj.

Në vëmendjen e Policisë Rrugore janë mjetet që nuk respektojnë këmbësorët. Në rreth-rrotullime monitorojnë mjetet që nuk japin përparësi atij që ka të drejtën e kalimit në rreth-rrotullim. Po kështu edhe për mjete që nuk pozicionohen në krahun e duhur majtas apo djathtas para një kthese, pasi duhet të zhvendosen të paktën 50 m më para se të hyjnë në kthesë.

Dronët edukativë janë aplikuar edhe  në rrugët interurbane, Tiranë – Durrës e Tiranë – Elbasan, ku ka rrezikshmëri më të madhe, ku këmbësorët kapërcejnë trafik-ndarëset. Gjithashtu, Policia Rrugore e Tiranës përdor edhe zhvendosjen e mjeteve me karoatrec, kur janë të parkuara në akse kryesore dhe që pengojnë lëvizjen.

/a.r

Next Post
Shoferi i autobusit hap aksidentalisht derën, përfundon në spital gruaja në Tiranë

Gjendet e pajetë në rrugë 69-vjeçarja në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama inspekton punimet në “Lungomare 4”: Projekt modern që transformon bregdetin e Vlorës, nevojiten zgjidhje të reja për parkimin

Rama inspekton punimet në “Lungomare 4”: Projekt modern që transformon bregdetin e Vlorës, nevojiten zgjidhje të reja për parkimin

April 13, 2026
Një muaj pas arrestimit, Britney Spears shtrohet në një qendër rehabilitimi

Një muaj pas arrestimit, Britney Spears shtrohet në një qendër rehabilitimi

April 13, 2026
Dogana shqiptare: Bllokim i përkohshëm për mjetet e tonazhit të rëndë në kalimet drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjes

Dogana shqiptare: Bllokim i përkohshëm për mjetet e tonazhit të rëndë në kalimet drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjes

April 13, 2026
Nga Moglica tek linja e re e Kosovës, Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike

Nga Moglica tek linja e re e Kosovës, Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike

April 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e martë 14 prill 2026

April 13, 2026
Mbreti i Panairit

Sikter Mysafir

April 13, 2026
Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

April 13, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Partia Demokratike duhet të hyjë në politikë

April 13, 2026
Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

April 13, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Vodhën një market në Durrës, policia arreston dy autorët

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In