• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla: Çfarë i thashë Ramës, pasi mora detyrën. Synimi im është që policët të kenë pagën mesatare 900 euro

by Java News
02/11/2023 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Taulant Balla u shpreh për rastin e përdhunimit të vajzës 26-vjeçare në Vlorë se nuk ka asnjë tagër ligjor për të ndërhyrë në politikën e Policisë së Shtetit.

Gjatë intervistës në “Real Story” në ABC NeWs, ai ka kujtuar dhe një bisedë që ka bërë me kryeministrin Edi Rama ditën kur mori detyrën si ministër sa i përket zgjidhjes së një halli shumëvjeçar të punonjësve të Policisë së Shtetit qe jetojnë larg familjes së tyre dhe nuk kanë një banesë.

Sakaq, Balla ka deklaruar se synimi i tij është që punonjësit e policisë të kenë një pagë mesatare 850-900 euro duke bërë edhe përshkallëzimin sipas gradave.

Pjesë nga intervista:

Sokol Balla: Në rastin e Vlorës, një nga personat e dyshuar kishte prindin anëtar të këshillit bashkiak të Vlorës të PS. Ju jeni drejtues politik i qarkut Fier, edhe presioni është i madh ndaj jush për emërime, marrje në punë, ngritje në detyrë, ndërkohë ju keni zgjedhur të kundërtën, keni thënë ‘jo struktura e policisë vijon detyrën e saj, unë nuk e ngacmoj, pavarësisht kush e bën krimin çfarë tesere partie ka, ai do ndëshkohet. Kjo është pjesë e mënyrës se si ju po drejtoni po besoj nuk duhet të jetë e lehtë apo jo?

Taulant Balla: E para është që Policia e Shtetit duhet të ndërtohet në atë mënyrë që të garantojë pavarësinë e vet të ndërhyRjreve. Ministri i Brendshëm nuk ka asnjë tagër ligjor për të ndërhyrë në politikën e Policisë së Shtetit.

Sokol Balla: Por kjo ka ndodhur në të shkuarën..

Taulant Balla: Kur po flisja për prioritetet e mia nuk fola dot për merakun tim të përditshëm. Meraku im i përditshëm në raport me policinë e shtetit e cila është 80% e përgjegjësisë institucionale të ministrit të brendshëm, ka të bëjë me dinjitetin e çdo efektivi të policisë së Shtetit, ka të bëjë me trajtimin financiar, me garantimin e kushteve të jetesës për çdo punonjës të policisë së Shtetit, dhe prej momentit që kam marrë këtë përgjegjësi të vështirë dhe të rëndësishme, ka qenë një bisedë me kryeministrin sa i përket zgjidhjes së një halli shumëvjeçar të punonjësve të Policisë së Shtetit qe jetojnë larg familjes së tyre dhe nuk kanë një banesë. Kemi filluar që në pak javë të japim 100 banesat e para për 100 punonjës policie që kanë plotësuar ato pak kritere që kemi vendosur dhe do vijojmë ta kemi këtë program edhe në 2024 me 300 banesa të tjera dhe më pas me 500 banesa të tjera. 1/10 e punonjësve të policisë janë sot pa një banesë.

Pjesa tjetër lidhet me problematika të trashëguara edhe pse me ligj punonjësit të policisë i takon garantimi i ushqimit, pra përveç pagës, i njihet me ligj edhe pjesa e ushqimit që nuk është marrë asnjëherë. Të vetmit që trajtohen me ushqim janë forcat RENEA, dhe është beteja ime që kjo të zgjidhet. Kam diskutuar me kryeministrin që edhe kjo e drejtë të njihet. Besoj jeni informuar, buxheti i shtetit 2024 do të ketë edhe fondin më të madh të rritjes së pagave, rreth 400 milionë euro shtesë për përballimin e rritjes së pagave. Ku synimi im është që punonjësit e policisë të afrohen te ai objektiv që i kemi vendosur vetes, me një pagë mesatare 850-900 euro duke bërë edhe përshkallëzimin sipas gradave. Por e vërteta është që unë kam besim se kjo do të ndodhë kur të kemi një harmonizim me të gjithë nivelin e pagave edhe me institucionet e tjera. Garantoj se është e merituar një qasje e re për pagat në policinë e shtetit, dhe se policia do vijojë të rrisë performancën e vet, të cilëve sa herë që takohem i them: Ka vetëm një institucion me të cilin nuk konkurojmë dot, Zoti, me të tjerët konkurrojmë për të qenë më i besuari pas të parit.

Për çdo problematikë policia është aty, jam shpresë plotë se duke ngritur në nivel të ri një problematikë 30-vjeçare që lidhej me përfshirjen e personave brenda policisë që mbajnë lidhje me elementë kriminalë, që korruptohen në kontakt me qytetarin ne ta çojmë procesin e vetëpastrimit të policisë në një nivel tjetër. Vetëpastrimi ka hyrë në një fazë të re. Vetëm në këto 100 ditë kemi më shumë se 250 procedime, kemi një numër të konsiderueshëm punonjësish të arrestuar. Në ditët dhe javët në vijim do të kemi përsëri sepse në bashkëpunim me SPAK dhe prokuroritë dhe informacionet e vyera që vijnë nga SHISH ne do të kemi mundësi që këtë proces historik vetëpastrimi ta çojmë në një nivel që të garantojë besimin e qytetarëve dhe vendosjen e shtetit ligjor. E vërteta është që vetëpastrimi i policisë është një sfidë e të gjitha policive./m.j

Next Post
Buxheti i ri/ 1.2 miliardë euro investime: Financim i rrugëve, porteve dhe hekurudhave të reja

Buxheti i ri/ 1.2 miliardë euro investime: Financim i rrugëve, porteve dhe hekurudhave të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In