• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Balla apelon: Mos harroni, para 8 viteve diplomat bliheshin me lekë!

by Java News
10/04/2021 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Taulant Balla, drejtuesi politik i PS për Qarkun e Elbasanit zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë që votojnë për herë të parë në fshatin Hotolisht në Librazhd.

Në fjalën e tij Balla tha se kundërshtari i Shqipërisë mbetet i njëjti me atë të 30 viteve më parë dhe ai quhet Sali Berisha.

“Vota për herë të parë është diçka që gjithkush e kujton, unë e kam nisur si ju karrieriën politike. Në referendumin e 1994 iu bashkova Partisë Socialiste dhe arsyeja ishte e ndryshme më këtë të sotmen por ama kundërshtari ishte i njëjtë. Ka 30 vjet që Shqipëria ka të njëjtin kundërshtar dhe ai quhet Sali Berisha, të cilin sot e mbajnë fshehurazi dhe e nxjerrin vetëm natën në Facebook për të kërkuar që kukulla e tij Lulzim të shitet si një gjë e re”, tha ai.

Balla tregoi se sa i rëndësishëm është investimi tek shkollat për Partinë Socialiste.

“E vërteta është që kemi një shkollë shumë të mirë dhe për këtë dua të falenderoj drejtoreshën. Mund të lëmë pa bërë një rrugë apo diçka ama te shkolla, Partia Socialiste nuk negocion me askënd. Në kemi objektiv të rikonstruktojmë dhe ndërtojmë të gjitha shkollat në bashkinë tonë. I vetmi investim që të rikthen shumë herë më shumë është investimi tek arsimi. Kjo për të garantuar një të ardhme më të mirë për ju”, u shpreh ai.

Më tej Balla iu rikujtoi të rinjve se para 8 viteve diplomat shiteshin me para prandaj iu bëri thirrje që ta kuptojnë betejën e rëndësishme të zgjedhjeve në 25 prill për të ruajtur gjithçka është arritur deri më tani dhe për të vazhduar më tej me zhvillimet.

“Diplomat shiteshin me para 8 vite më parë prandaj duhet ti tregojmë të rinjve se beteja e 25 prillit është shumë e rëndësishme dhe pjesëmarrja në këto zgjedhje është detyrim. Çdo i ri dhe e re duhet të kuptojë që çdo votë është një detyrim kombëtar për të ruajtur gjithçka kemi arritur deri më tani. Punët e kryera deri tani, çuarja përpara e  Reformës në Drejtësi, çuarja përpara e betejës me pandeminë, rindërtimi, janë beteja që të rinjtë duhet të kuptojnë se zgjedhjet e 25 prillit janë zgjedhjet më të rëndësishme që ne kemi patur”, theksoi ai.

Në përfundim Balla iu tha të rinjve të shikojnë realitetin dhe të votojnë ata që bëjnë punë dhe jo ata që janë për llafe.

“Të dashur vëllezër dhe motra unë e di që kur je i ri nuk pajtohesh me realitetin qe shikon sepse ti jeton në botën e internetit. Prandaj iu doni që ndryshimet të vijnë më shpejt dhe prandaj unë dua t’ju kujtoj ku ishim dhe ku jemi. Po t’ju kujtoj unë ju si ishte shkolla para 4 vitesh, do më jepni të drejtë do thoni ‘do votojmë Taulantin’. Dikush mund të thotë që rruga e lagjes time nuk është bërë akoma, por ama duhet të votoni dikë që e dini që bën punë jo ata që janë për llafe”, e mbylli fjalën e tij ai.

Next Post
Skandal/Zbulohet vila luksoze e Jorida Tabakut në Gjirin e Lalzit, e mori nga “oligarku” që sulmoi për “Sami Frashërin”

Skandal/Zbulohet vila luksoze e Jorida Tabakut në Gjirin e Lalzit, e mori nga “oligarku” që sulmoi për “Sami Frashërin”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In